Rekomandimet e PE: Me rëndësi dialogu i qëndrueshëm politik

“Korrupsioni, asnjë diferencim për zyrtarët e lartë që janë nën akuzë”

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - ARISTIR LUMEZI

Parlamenti Europian kërkon dialog të qëndrueshëm politik mes të gjitha palëve, si një premisë e rëndësishme për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në përfundim të takimit dyditor mes Komitetit Ndërparlamentar të StabilizimAsociimit BE- Shqipëri, deklarata, e pranuar nga maxhoranca, opozita dhe anëtarët e delegacionit të PE- së, thekson se debati politik bëhet brenda Parlamentit.

“Kujtojmë rëndësinë e dialogut të vërtetë politik dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërpartiak mbi reforma, t që lidhen me procesin e pranimit në BE; thekson se ky proces duhet të shoqërohet nga një angazhim serioz i të gjitha palëve, qeverisë dhe opozitës, për të kontribuar pozitivisht në përparimin e Shqipërisë në pranimin në BE; kujton se debati politik do të zhvillohet brenda Parlamentit, me respektimin e plotë të ligjeve dhe procedurave ekzistuese”, thuhet në deklaratë. Në union, maxhoranca dhe opozita i kërkojnë Komisionit Europian të hapë negociatat me Shqipërinë, ndërsa në deklaratë theksohet se për këtë kërkohen rezultate konkrete në procesin e vetingut. “Nënvizon nevojën për të parë rezultate konkrete, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë dhe në verifikimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve ligjorë, të cilët janë thelbi i rekomandimit të kushtëzuar të Komisionit për hapjen e negociatave për anëtarësim”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

KORRUPSIONI Pika më e debatueshme mes palëve ishte heqja e imunitetit të Saimir Tahirit, për të cilën opozita kërkoi që të përfshihej në deklaratën e përbashkët. Por si variant final, emri i Saimir Tahirit nuk përmendet në deklaratë. “I bën thirrje Shqipërisë, që të rrisë përpjekjet dhe të paraqesë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmes prokurorëve dhe gjyqtarëve të pavarur dhe të paanshëm dhe të vazhdojë të bëjë përpjekje drejt krijimit të një regjistri të qëndrueshëm të hetimeve proaktive efektive, ndjekjet penale dhe dënimet përfundimtare bindëse në rastet e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, etj., në të gjitha nivelet; nënvizon se zyrtarët e rangut të lartë nuk duhet të përfitojnë nga trajtime të ndryshme në krahasim me qytetarët e zakonshëm nëse ata janën nën akuzë”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, të dyja delegacionet vlerësojnë rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. “Mbështet rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të mbikëqyrur procesin e verifikimit, duke nënvizuar se nuk zvogëlon pronësinë dhe përgjegjësinë e autoriteteve shqiptare”, thuhet në deklaratën përfundimtare. Ndër të tjera, në deklaratën e përbashkët vlerësohet Plani i Veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit 20172020 dhe thekson rëndësinë e krijimit të kushteve për zbatimin efektiv të tij. “Bën thirrje për bashkëpunim të mëtejshëm me shtetet anëtare të BEsë në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit; kujton se ekziston një lidhje e qartë midis varfërisë, papunësisë së lartë, korrupsionit dhe tregtisë së lulëzuar të kanabisit”, thuhet në deklaratë.

Bumçi, Bylykbashi e Spiropali në Komitetin e MSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.