REKOMANDIMET E KOMITETIT TË STABILIZIM- ASOCIIMIT

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Shqipëria mbështet çeljen e negociatave dhe kërkon një datë. Përshëndet strategjinë e publikuar nga Komisioni Europian për zgjerimin. Kusht për negociatat, zbatimi i vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët. Mbështetet rolin vëzhgues të ONM në procesin e vetingut. Përshëndet marrëveshjen e 18 majit për zgjedhjet e 25 qershorit. Dënon polarizimin politik. Kërkohet dialog politik serioz. Raporti OSBE- ODHIR, për zgjedhjet e 2017 nuk e ndryshoi kuadrin ligjor. Të zbatohen të gjitha rekomandimet e OSBE- ODIHR dhe Reforma Zgjedhore të zbatohet pa asnjë vonesë. Parlamenti të ketë më shumë rol në procesin e anëtarësimit në BE dhe monitorimin e reformave, të përfshihet dhe opozita. Luftë korrupsionit. Zyrtarët e lartë nën akuzë pa diferencime në hetime. Lufta kundër drogës. Vlerësohet plani i Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të kanabisit 20172020 Përshëndetet ulja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE- së. Kërkohet respektim i të drejtave të njeriut. Vlerësohet Ligji mbi Minoritetet, i cili shfuqizoi diferencimin ndërmjet pakicave kombëtare dhe komuniteteve etno- gjuhësore dhe prezantoi parimin e vetëidentifikimit. Të luftohet dhuna në familje dhe të gjitha llojet e diskriminimeve dhe të zbatohet vendimi gjykatës Kushtetuese për kthimin e pronave. Të vijojnë reformat për përmirësimin e klimës së biznesit. Vëren renditjen e Shqipërisë në indekset ndërkombëtare të lirisë së shtypit, rastet e vetëcensurës dhe ndikimit të interesave ekonomike dhe politike, si dhe ndërhyrjes politike në media Vlerëson rolin pozitiv të Shqipërisë në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë dhe inkurajon Shqipërinë që të rrisë më tej rolin e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.