Bien propozimet e PD- së për deklaratën

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Deputetët e opozitës kërkuan që disa nga propozimet e tyre t’i bashkëngjiteshin deklaratës së përbashkët të këtij takimi, disa prej të cilave kanë gjetur dakordësinë e maxhorancës, por dhe të përfaqësuesve të Parlamentit Europian. Hetimi i ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i ka ndarë palët në debatin e brendshëm për hartimin e deklaratës. Deputetët demokratë kërkuan vendosjen në deklaratë të përcaktimit se, imuniteti parlamentar të hiqet gjithmonë për deputetët kur ata janë nën hetim, duke iu referuar rastit të ishministrit të Brendshëm. Gjithashtu, deputetja Vokshi kërkoi që në deklaratën përfundimtare të përfshiheshin dhe sulmet e Kryeministrit ndaj mediave, duke e cilësuar këtë si presion të politikës. Edhe çështja e shitblerjes së votës në zgjedhje është debatuar në mbledhjen me dyer të mbyllura. Me votat e shumicës është rënë dakord që në deklaratë të përcaktohet “zbatimi i Kodit të Procedurës Penale për këdo që përfshihet në shitblerjen e votës apo intimidimit të zgjedhjeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.