“Zgjedhjet e 2017 ishin të mira”

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Kryetarja e delegacionit të PE, Monica Macovei, kundërshtoi deputetët demokratë në lidhje me blerjen e votës në zgjedhjet parlamentare të 2017. “Nuk mund të themi se kanë qenë zgjedhjet më të këqija se ne kemi pasur delegacionin tonë, përkundrazi kanë qenë zgjedhje të mira. Në raportin e OSBE/ ODIHR thuhet se zgjedhjet kanë qenë në përputhje me standardet”, u shpreh ajo. Gjatë tryezës “Takimi i 12- të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Bashkimi Europian- Shqipëri”, Macovel theksoi se një ligj zgjedhor ndihmon vendin për të punuar të gjithë së bashku. “Nuk duhet bërë presion, nuk duhet përdorur administrata, është një fenomen që po ndodh në shumë vende. Dua t’i bazohem raportit të OSBEODIHR për Shqipërinë, disa prej rekomandimeve janë realizuar. Ka shumë punë përpara për të bërë”, u shpreh kryetarja e delegacionit të PE- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.