AGJENCIA E RE

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, si organ qendror blerës, për prokurimin e fondeve buxhetore, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të Kryeministrit e të ministrave të linjës, për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve, si më poshtë vijon: 1.1. Blerje automjetesh; 1.2. Blerje karburanti, përveç vajgurit Jet A1; 1.3. Blerje materialesh kancelarie; 1.4. Blerje orendish dhe pajisjesh për mobilim zyrash; 1.5. Blerje materialesh të ndryshme për pastrim; 1.6. Blerje uniformash dhe elementesh të tjera përbërëse të tyre; 1.7. Blerje këpucësh; 1.8. Blerje pjesësh këmbimi për automjete, për shërbimet profilaktike; 1.9. Blerje tonerash; 1.10. Sigurim automjetesh; 1.11. Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi; 1.12. Shërbim pastrimi; 1.13. Shërbim lyerjeje dhe mirëmbajtjeje ndërtesash; 1.14. Riparim dhe mirëmbajtje automjetesh; 1.15. Botime, printime dhe materiale shtypshkrimi; 1.16. Blerje materialesh të buta dhe veshmbathje; 1.17. Riparim, mirëmbajtjeje sistemi të ngrohje- ftohjeve; 1.18. Mirëmbajtje impiantesh elektrike; 1.19. Blerje pajisjesh laboratorike, me përjashtim të atyre mjekësore; 1.20. Shërbime dezinfektimi; 1.21. Shërbim i ruajtjes dhe i sigurisë fizike; 1.22. Blerje artikujsh ushqimorë; 1.23. Blerje pajisjesh kondicionimi; 1.24. Shërbim gjelbërimi; 1.25. Shërbim mirëmbajtjeje rutinë dhe dimërore të rrugëve. 2. Përjashtimisht, lejohet: 2.1 Ministria e Mbrojtjes t’i realizojë vetë procedurat e prokurimit për:

a) blerje uniformash, veshmbathjesh dhe elementesh të tjera përbërëse të tyre; b) blerje këpucësh. 2. Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e saj të varësisë të realizojnë vetë procedurat e prokurimit me objekt “Riparim dhe mirëmbajtje automjetesh”.

3. Përjashtohen nga zbatimi i këtij vendimi përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë, të akredituara jashtë vendit.

4. Lidhur me objektet e përmendura në pikat 1.6, 1.11, 1.13 dhe 1.19, të pikës 1, të këtij vendimi, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara do të qendërzojë/ do të fillojë kryerjen e procedurave të prokurimit me paraqitjen e çdo kërkese të paraqitur nga autoritetet kontraktore.

5. Autoritetet kontraktore, institucionet e përmendura në pikën 1 të këtij vendimi, brenda 5 ( pesë) ditëve nga hartimi i regjistrit të parashikimit të procedurave të prokurimit, të dërgojnë në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara, si organ qendror blerës, të dhënat teknike e sasiore dhe fondin përkatës, për mallrat e shërbimet përkatëse.

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara duhet të informojë Agjencinë e Prokurimit Publik në çdo rast, kur konstaton mosrespektimin e afatit kohor të përcaktuar në këtë pikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.