Kotzias: Shqipëria të heqë “Çamërinë” nga tekstet

“Krahina greke emërtohen ‘ Çamëri’, retorikë nacionaliste”

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Greqia do t’i kërkojë Shqipërisë në marrëveshjen, që pritet të nënshkruhet mes dy vendeve, heqjen e emrit “Çamëri” në tekstet shkollore në vendin tonë. Këtë paralajmërim e ka bërë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, në një interpelancë të zhvilluar me deputetin grek Theoharis. Në një përgjigje që ministri i Jashtëm grek Kotzias i ka kthyer deputetit Theoharis, ka nënvizuar bisedimet që po bëhen me vendin tonë dhe me Maqedoninë lidhur me shqetësimin grek për “termat nacionaliste” në tekstet shkollore të dy vendeve. Sipas mediave greke, Kotzias i është përgjigjur interpelancës së kërkuar nga deputeti grek përmes një letre zyrtare, e cila i është dërguar Parlamentit grek. “Pala greke ka insistuar në heqjen e termave të papranueshëm ‘ territoret shqiptare në Greqi’. Gjatë takimit të fundit të Komisionit të Përzier të Ekspertëve Greko- Shqiptar, pala greke ka këmbëngulur në fshirjen nga librat shkol- lorë të shprehjeve të papranueshme e fyerëse për unitetin e vendit tonë ( Greqisë) si: ‘ territoret shqiptare në Greqi’”, mësohet të jetë shprehur ministri i Jashtëm, Kotzias në letrën e tij. Kreu i diplomacisë greke ka vijuar me tej, duke thënë se “edhe shprehjet dhe hartat në të cilat krahina gjeografike greke shfaqen me emërtimin ‘ Çamëri’, demonstrojnë, fatkeqësisht, se shteti shqiptar mbetet i bllokuar në retorikë anakronike nacio- naliste të dëmshme dhe të rrezikshme në radhë të parë për vetë Shqipërinë”. Përfaqësuesit më të lartë diplomatik të dy vendeve, prej disa muajsh, janë duke zhvilluar negociata për të konkretizuar një marrëveshje që do të mbyllte shumë prej çështjeve të mbartura mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ishin fillimisht ministrat e Jashtëm, Bushati dhe Kotzias, që zhvilluan takime në Kretë dhe Korçë mes tyre dhe më pas u takuan kryeministrat Rama dhe Tsipras. Kryeministri grek pritet të mbërrijë në Tiranë gjatë muajit prill, kur edhe besohet se do të nënshkruhet një marrëveshje e re mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në tryezën e diskutimeve është ligji i luftës, marrëveshja e detit, varrezat greke, pronat e shtetasve shqiptarë në Greqi dhe një sërë çështjesh të tjera. Synimi i dy qeverive është nënshkrimi i një marrëveshjeje strategjike për të pasur një marrëdhënie të re në një kohë që Shqipëria pritet të hapë negociatat për t’u bërë pjesë e BE- së.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.