Pezullohet oficeri i Qarkullimit, ndryshoi provat e një aksidenti

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Një oficer i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës është pezulluar nga detyra pasi dyshohet se ka manipuluar procesverbalin e një aksidenti. Strukturat e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, që kishte vendosur masën "Pezullim nga funksionet publike", të specialistit të Hetimit të Aksidenteve në Komisariatin e Policisë Rrugore, Tiranë, nënkomisarit O. Gjoni, 36 vjeç, për veprën penale "Shpërdorim detyre". "Pas hetimeve 3- mujore të SHÇBA, në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se pas një aksidenti të ndodhur më datë 12 nëntor 2017, oficeri i Hetimit të Aksidenteve, jo vetëm nuk ka kryer veprimet procedurale të domosdoshme, por ka ma- nipuluar provat dhe vendin e ngjarjes", tha zyrtarisht Ministria e Brendshme. Mësohet se Gjoni ka favorizuar personin e përfshirë në aksidentin e ndodhur vitin e kaluar, duke qenë se ishte i njohur i tij. Bëhet fjalë për një aksident me motor, të cilin oficeri e ka regjistruar si aksident me biçikletë. Nga hetimet e kryera nga SHÇBA është mësuar se këtë veprim, oficeri i Hetim- it të Aksidenteve e ka kryer në mënyrë që të mos arrestohej drejtuesi i motorit, i cili ka qenë edhe i dëmtuar në këtë aksident. I plagosuri nuk ka qenë i pajisur me patentë për drejtimin e motorit dhe për këtë arsye, duke qenë se kishte njohje me familjen e tij, Gjoni ka ndryshuar rrethanat e ngjarjes, duke shënuar në procesverbal se i plagosuri ishte rrëzuar nga biçikleta.

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.