ELBASAN/ Gjykata pranon akuzat për atentatorin e Çapjave

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

ELBASAN – Autori i atentatit ndaj Florenc Çapjas do të akuzohet për “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, mbetur kjo në tentativë dhe “Armëmbajtje pa lejë”. Ndryshe nga si çështja u paraqit në Gjykatë nga prokurorët Neritan Hoxha, Fatmir Lushi dhe Eliverta Murra, ku i riu akuzohej për “Kanosje me armë”, “Armëmbajtje pa lejë” dhe “Plagosje të lehtë me dashje”. I pari që ka hetuar këtë dosje, është prokurori Neritan Hoxha. Më pas, ky i fundit është larguar duke e marrë në dorë çështjen prokurori Fatmir Lushi. Por, edhe ky i fundit është larguar dhe dosja e atentatit ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës dhe ajo kaloi në duart e prokurores Eliverta Murra, e cila, më 27 dhjetor 2017, ka mbyllur hetimet dhe çoi për gjykim të riun. Verifikimet për dosjen e Shkëlzen Hasanpapaj, të ekstraduar nga Holanda, nisën pas ndryshimeve në Prokurorinë e Elbasanit. Pas konstatimit të parregullsive në dosje, u kërkua nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ndryshimi i trupës së prokurorëve, si dhe akuzave ndaj autorit të atentatit. Kërkesa është pranuar nga gjyqtari Sulejman Kurti, i cili gjithashtu ka kaluar çështjen për gjykim. Përveç tre prokurorëve, në verifikim do të jetë dhe ish- drejtuesi i Prokurorisë Elbasan, Dritan Gina.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.