KUKES/ Kërkohej për trafik droge, kapet në kufi

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

KUKES – Arrestohet në Pikën Kufitare i riu, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar një shtetas nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi pasi po tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë. I arrestuari është Arijan P., 26 vjeç, lindur në Gmunden, Austri, dhe banues në Mitrovicë, Kosovë. 26vjeçari akuzohet nga drejtësia austriake, ku edhe ka lindur, për shkak se rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Urdhri për arrestimin e të riut rezulton se është lëshuar në fillim të vitit. “Më datë 13.02.2018, Specialistët e Policisë Kufitare Morinë bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin të shtetasit kosovar dhe konkretisht: - Arijan P., 26 vjeç, lindur në Gmunden, Austri, dhe banues në Mitrovicë, Kosovë. Ky shtetas u kap në hyrje të PPK. Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi me status ‘ Arrest’, lëshuar më datë 03.01.2018 nga NCB Vienna Austri, për veprën penale ‘ Trafik të lëndëve narkotike’”, bëhet e ditur nga Policia. Ndaj të riut pritet të nisin procedurat për ekstradimin drejt Austrisë dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.