Shoqërohen tetë persona të dyshuar

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Policia e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani 8 persona, te të cilët kishte dyshime se mund të ishin ata autorët. Një pjesë prej tyre janë persona që djali i biznesmenit iu ka borxhe. Të shoqëruarit kanë mohuar se ata kanë lidhje me vendosjen e tritolit dhe se nuk kanë asnjë informacion mbi atë që ka ndodhur. Në këtë mënyrë, Policia i ka lënë të lirë, duke qenë se deri tani tek ata nuk ka asnjë indicie apo dyshim të fortë ose ndonjë provë se mund të jenë autorët e vendosjes së tritolit. Në fillim të rrugicës, rreth 50 metra larg nga vendi i ngjarjes, Policia e Shkodrës ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, por mbetet e vështirë për t’u identifikuar autorët përmes pamjeve filmike për shkak të errësirës, por edhe vendit të largët ku ndodheshin kamerat. Gjithsesi, Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.