MESAZHI I MARKUT

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Kryeprokurorja Arta Marku ishte ditën e djeshme te Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku u zhvillua edhe analiza vjetore e veprimtarisë së këtij institucioni. Marku shoqërohej në këtë takim edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Mesazhi i Markut ishte i qartë për prokurorët e Krimeve të Rënda: të hetohen sa më shpejt çështjet, që kanë ndjeshmëri të lartë. “Për vetë specifikën e veprave penale që janë objekt i ndjekjes penale nga Prokuroria për Krime të Rënda, ku shpesh ndërthuren organizatat apo grupet kriminale transnacionalë, kërkohen energji të reja për të ngritur më shumë nivelin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me agjencitë e zbatimit të ligjit brenda vendit Prokuroria e Përgjithshme nxit dhe mbështet përshpejtimin e hetimeve të të gjitha çështjeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Kjo, pa e cenuar aspak cilësinë e hetimeve, por për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike që kanë çështjet që hetohen prej jush. dhe veçanërisht me partnerët ndërkombëtarë”, tha Marku. “Prokuroria e Përgjithshme nxit dhe mbështet përshpejtimin e hetimeve të të gjitha çështjeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Kjo, pa e cenuar aspak cilësinë e hetimeve, por për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike që kanë çështjet që hetohen prej jush. Prandaj, kërkohet kjo shpejtësi në plotësimin dhe standardizimin e protokolleve hetimorë”, vijoi ajo më tej. Takimi nisi në orën 13: 00 dhe u zhvillua me dyer të mbyllura. Burimet thonë se temë e analizës ka qenë edhe ekstradimi i Nezar Seitit, financierit të Habilajve, që po hetohej edhe nga Krimet e Rënda. Gjithashtu, Marku vlerësoi se pavarësia e prokurorëve është e pacenuar, por nuk mund të përdoret për të bërë anarki. Në analizë u diskutua edhe ngritja e strukturave të posaçme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, që do të bashkëpunojnë me Task- Forcën qendrore dhe rajonale të Ministrisë së Brendshme. Bëhet fjalë për marrëveshjen e firmosur mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme për luftën ndaj krimit të organizuar. “Pavarësia e prokurorëve mbetet e pacenuar, si një e drejtë e njohur nga Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale. Por, kjo nuk do të thotë që të kalohet në anarki, përveçse kërkohet vëmendje dhe përkushtim maksimal në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në Gjykatë si dhe zbatimin rigoroz të rregullave proceduralë dhe rregullave të parashikuar në ligjin për organizimin e prokurorisë”, tha Marku në fund të fjalës së saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.