NJOFTIMI I POLICISE

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

“Më datë 13 shkurt, ora 23: 00, u arrestua në flagrancë shtetasi Sajmir Naim Sina, 26 vjeç, banues në Durrës, me arsim 8 klasë, sepse në orën 07: 44, në Portin e Durrësit, me anë të mashtrimit, ka përvetësuar shumën prej 84 mijë lekë të rinj, ku më pas me anë të telefonit, ka bërë njoftim të rremë se në fshatin Ahmetaq, tre persona të paidentifikuar e kanë ndaluar mjetin në përdorim të tij tip ‘ Opel’, me targë AA 043 IZ, duke tentuar për ta vjedhur. Me veprimet e tij, ai ka dashur të fshehë dhe tjetërsojë provat për zbulimin e ngjarjes duke mashtruar për shumën, si dhe mjetin rezultoi se e ka braktisur vetë. Nenet 272, 301 e 143 të Kodit Penal”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.