Rrezik për një front të ri lufte në Siri

Macron: Franca do godasë nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike

Panorama (Albania) - - BOTA -

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të gjejnë një mënyrë për të punuar në të njëjtin drejtim si aleati i saj i NATO- s, Turqia, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, teksa tensionet janë rritur mes dy vendeve rreth ofensivës në Siri. Tillerson pritet të mbërrijë në Ankara, si pjesë e turit të tij në disa vende. Uashingtoni dhe Ankaraja kanë pasur mosmarrëveshje mbi inkursionin e vazhdueshëm turk kundër Njësive Mbrojtëse të Popullit kurd të mbështetur nga SHBA- ja ( YPG), duke rrezikuar një konflikt mes dy aleatëve.

Një tjetër front lufte mund të hapet në Sirinë e dërrmuar nga përplasja civile shtatëvjeçare dhe aleancat që janë bashkuar me palët e kundërta, secila me synimin për të sjellë paqen, nëpërmjet luftës. Së fundmi një kërcënim për të goditur Sirinë vjen nga Franca, ku Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca do të godasë, nëse armët kimike përdoren kundër civilëve në konfliktin sirian, duke shkelur traktatet ndërkombëtare. Në deklaratën e bërë të martën, Macron tha se ende nuk kishte parë prova se kjo ka ndodhur, por nëse vërtetohet, atëherë edhe Franca mund të nisë ofensivë në Siri. Macron tha majin e vitit të kaluar se përdorimi i armëve kimike do të ishte një vijë e kuqe për Francën. Në një telefonatë me Presidentin rus, Vladimir Putin, sipas “Reuters”, Macron shprehu shqetësim lidhur me shenjat se janë përdorur bomba klorin kundër civilëve në Siri. “Për armët kimike, kam vendosur një vijë të kuqe dhe unë e riafirmoj atë vijë të kuqe”, u tha Macron gazetarëve. “Nëse kemi prova se janë përdorur armët kimike të përshkruara në traktate, ne do të godasim vendin ku është bërë kjo”, ka thënë Macron. Qeveria siriane ka mohuar në mënyrë të përsëritur përdorimin e armëve kimike dhe thanë se sulmet e tyre kryhen vetëm kundër rebelëve dhe militantëve të armatosur. Java e kaluar ishte një nga më të përgjakshmet në konfliktin sirian, ndërsa forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga Rusia dhe Irani, bombarduan dy nga zonat më të mëdha rebele të Sirisë: Ghoutan Lindore pranë Damaskut dhe provincën veriperëndimore të Idli- bit. Për të shmangur një goditje nga trupat amerikane, Siria arriti një marrëveshje ndërkombëtare të negociuar nga rusët në vitin 2013, për të ndaluar prodhimin e armëve kimike dhe për të lejuar shkatërrimin e arsenalit të saj nga vëzhguesit ndërkombëtar. Gjatë javëve të fundit, punonjësit e shpëtimit, grupet e ndihmave dhe Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Sirinë për përdorimin e klorinit në mënyrë të përsëritur. Franca, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB, është përpjekur të ketë ndikim në Siri. Kritikët, që akuzojnë Macron për mosveprim, thonë se ai nuk ka dhënë një përkufizim të qartë nëse përdorimi i klorit do të përbëjë një sulm kimik.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.