ALARM TE SKËNDERBEU, JASHANICA DËMTON GJURIN

Panorama (Albania) - - SPORT -

Bajram Jashanica me shumë mundësi ka mbyllur sezonin. Në minutat e fundit të ndeshjes me Teutën, mbrojtësi kosovar i Skënderbeut ka dëmtuar gjurin. Mësohet se bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, por vetëm pas rezonancës magnetike do të mësohet më mirë shkalla dhe kohëzgjatja e dëmtimit. Menjëherë pas ndeshjes, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka shkuar në spitalin e qytetit, për të parë gjendjen e lojtarit, i cili la fushën 5 minuta para fundit dhe u largua me autoambulancë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.