Trashi: Pozicionin tim nuk po e marr vesh, duhet pyetur trajneri

Panorama (Albania) - - SPORT -

Partizani është eliminuar nga një objektiv i rëndësishëm siç është Kupa e Shqipërisë. Një prej shkaqeve për këtë situatë, e cila nuk është aspak pozitive për të kuqtë as në kampionat, është edhe ndryshimi i shpeshtë i formacionit apo edhe i roleve për lojtarë të caktuar. Një prej tyre është edhe Trashi, i cili në deklaratën e dhënë për "Super Sport", është shprehur se nuk e ka të qartë se çfarë pozicioni po luan. "As vetë nuk po e marr vesh pozicionin tim, duhet pyetur trajneri. Sot ( dje) bëmë një ndeshje të mirë, duke parë edhe vështirësinë e terrenit. Shpresoj që të vazhdojmë me këto ritme. Objektiv mbetet Europa. Me thënë të drejtën, kjo pyetje është pak e vështirë për mua. Të gjitha situatat që kam kaluar me Starovën, bashkë me të dhe presidentin, i kemi lënë pas krahëve. Ndoshta kam pasur unë apo ai gabim, por tashmë e kemi mendjen të kapim objektivat tona", është shprehur Trashi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.