Panorama zodiakale

Panorama (Albania) - - ARGETIM -

DASHI

Një njohje e re do t’ju intrigojë së tepërmi, por gjithsesi jeni shumë të pavendosur. Mos harroni që situata të tilla të vijnë papritur ndaj duhen shfrytëzuar më së miri.

DEMI

Mos u frenoni duke dëgjuar arsyen. Sot duhet të dëgjoni vetëm zemrën dhe ti jepni jetë dëshirave tuaja. Një mbrëmje e këndshme që do të pasohet nga një natë po e tillë.

BINJAKET

Kjo do të jetë një ditë shumë e veçanta për ju e mbushur plot me kreativitet, fantazi e surpriza të mrekullueshme. Argëtohuni sa të mundi por kujdes mos dilni jashtë normales.

GAFORRJA

Kënaqësitë më të mëdha sot do ti merrni nga miqtë tuaj më të ngushtë të cilët ju kanë përkrahur gjithmonë në ato iniciativa që keni marrë ndaj mos u dorëzo.

LUANI

Sot përpiquni të mos shkaktoni tensione në punë me fjalë e paqartësi të kota. Nëse keni diçka serioze për t’u ankuar atëherë drejtohuni eprorëve tuaj.

VIRGJERESHA

Përpiquni të matni mirë fjalët përpara se të flisni, sot do të keni një talent të jashtëzakonshëm për të bërë gafa. Përpiquni të jeni pozitiv.

PESHORJA

Mbështetuni të njerëzit më të afërt pa bërë naze duke pranuar se keni nevojë të hapeni me dikë. Nëse jeni vetëm mund të bëni një takim me dikë i cili mund të jetë shumë i rëndësishëm.

AKREPI

Një ditë e veçantë sidomos për ata të cilët janë të dashuruar. Raste të arta do t’ju paraqiten sot. Hëna në shenjë do të zgjojë instinktet më të mira për të dy dhe partneri do të ndihet i mbrojtur dhe i përkëdhelur nga fati.

SHIGJETARI

Nëse nuk arrini të liroheni nga e kaluara merrni kurajën të ecni përpara e ti përballosh gjërat me qetësi. Sot do të jeni pjesë e një konflikti të pashmangshëm në punë.

BRICJAPI

Për një ditë të vetme mos i ndani fjalët e ëmbla dhe përkëdheldhjet për njeriun e zemrës. Sot do të keni aftësinë për të bërë dhe për të thënë vetëm gjëra të bukura.

UJORI

Me favorizimin që ju bëjnë yjet ditën e sotme raportet e sapolindura do të kthehen shpejt në lidhje serioze. Nuk duhet të humbisni këtë rast për të bërë njohje të reja.

PESHQIT

Kushtojini më shumë kohë dhe dëgjoni me vëmendje ato që miqtë tuaj do t’ju thonë. Mos i lini shkak të dashurit tuaj të bëhet xheloz për ata që ju rrethojnë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.