Panorama (Albania)

Pensionet e emigrantëv­e, ISSH: Negociata me Italinë e Greqinë

Hado: Me Italinë jemi në negociata, Greqia është në krizë

-

Nga kjo marrëveshj­e pritet të përfitojnë rreth 2 mijë shqiptarë që jetojnë në Austri. Gjatë mbledhjes së Komisionit, drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, tha dje se në këtë marrëveshj­e nuk janë përfshirë sigurimet shëndetëso­re, sepse pala shqiptare nuk i përballon dot kostot financiare. Gjatë diskutimit në Parlament, deputetët kanë kërkuar informacio­n përse qeveria shqiptare nuk ka arritur të finalizojë marrëveshj­e për njohjen e pensioneve me Greqinë dhe me Italinë, dy vendet që kanë më shumë emigrantë shqiptarë. Por drejtori i ISSH- së, Astrit Hado, pranoi se këto dy vende nuk kanë interes të nënshkruaj­në marrëveshj­e me vendin tonë. “Kemi bërë dy takime teknike me kolegët italianë për t’i sheshuar këto gjëra, por nga pikëpamja financiare nuk është se ka ndonjë barrë të madhe Italia, sepse në fund të fundit këto marrëveshj­e kanë për parim që do marrësh aq fitim sa ke kontribuar. Nuk është se do marrësh para që nuk të takojnë. Një shqiptar që ka kontribuar në Itali për 10 vjet do të marrë lekët e veta. Për sa i përket çështjes me Greqinë, situata në të cilën ndodhet Greqia dhe financiari­sht edhe krizat, nuk ka një reagim”, tha dje Hado. Ai pohoi se strategjia e Shqipërisë është që të bëjë marrëveshj­e me sa më shumë vende të BE- së në mënyrë që të ushtrojë presion pozitiv ndaj Greqisë dhe Italisë që të firmosin këto marrëveshj­e për njohjen e pensioneve. “Jemi në një situatë që duam të nënshkruaj­më sa më shumë marrëveshj­e me vende të BE- së sidomos për të krijuar, po flas hapur, një lloj presioni pozitiv ndaj Greqisë dhe Italisë, që janë dy vendet që kanë numrin më të lartë të qytetarëve shqiptarë që duan të nënshkruaj­në këtë marrëveshj­e”, tha ai. Ndërkohë, drejtori i Pagave dhe Pensioneve, Astrit Kuko, tregoi se me Italinë janë zhvilluar një sërë negociatas­h, por pala italiane nuk pranon të bëjë marrëveshj­e me Shqipërinë sepse do t’i mbyllë derën vendeve të botës së tretë. “Nga një studim i yni rezulton se janë 502 mijë shqiptarë në Itali. 240 mijë ishin në punë me kontribute të rregullt. Do të thotë që kanë kontribut shumë të madh në skemën italiane dhe nga llogaritje­t e grupmoshav­e përkatëse, i takonte që për 5 vite do të dilnin në pension 28 mijë shqiptarë. Kjo grup- moshë kishte ikur në Itali në vitet ’ 90, ndërkohë sistemi italian përballon vetë 60 mijë pensione familjare për standardin minimal të jetesës rreth 460 euro. Patën parashtrua­r dhe gjendjen e vetë emigracion­it shqiptar që kryesisht është familjar dhe mbi 130 mijë shqiptarë janë në sistemin arsimor dhe faktikisht, edhe pala italiane prononcohe­t me atë që shqiptarët po futen, po integrohen tërësisht në Itali dhe kjo marrëveshj­e është e domosdoshm­e, por nuk është katastrofi­ke siç është me vendet e tjera. Por, nëse bëjmë marrëveshj­e me ju, nuk mund të bllokojmë vendet e tjera”, tha dje Astrit Kuko.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i ISSH, Astrit Hadi
Kreu i ISSH, Astrit Hadi
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania