Panorama (Albania)

Raporti i FMN, Basha jep alarmin: Vendi po shkon drejt krizës financiare

“Rilindja urbane, shpërdorim i madh i parave të shqiptarëv­e pa asnjë përfitim. Ka harxhuar miliarda dollarë për fasadat”

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombët­ar për Shqipërinë e sheh si një paralajmër­im për krizën ekonomike, me të cilën rrezikon të përballet vendi.

Në një dalje për mediat lidhur me raportin e FMN- së, Basha akuzoi qeverinë për dështimin në ekonomi dhe për rritjen e borxhit publik. “FMN- ja ka lëshuar një mesazh të qartë se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të keqësohet edhe më keq në të ardhmen. Mbarimi i TAPit dhe Devollit, investime të siguruara nga qeverisja demokrate do ta thajnë ekonominë nga financimet e huaja, që janë të domosdoshm­e për të krijuar punësim, mirëqenie dhe për të rritur ekonominë dhe kjo qeveri nuk ka siguruar fare investime të huaja të reja për ekonominë. FMN- ja e thotë qartë, mbarimi i këtyre dy investimev­e do të sjellë rënien ekonomike. FMN- ja i bie alarmit se borxhi ka arritur një rekord të papërballu­eshëm, gati 72 % e prodhimit të vendit. Madje, në këtë borxh nuk përfshihet borxhi i fshehur përmes PPPve, i cili e rrit nivelin edhe me 10 pikë të tjera, duke çuar borxhin real në 82% të prodhimit të vendit. Ky nivel i lartë i borxhit është i rrezikshëm për ekonominë shqiptare dhe mund ta çojë vendin drejt krizës financiare”, deklaroi Basha. RILINDJA URBANE Për kreun e opozitës, projekti i rilindjes urbane nga qeveria ishte shpërdorim­i më i madh që u është bërë parave të shqiptarëv­e, pa sjellë asnjë lloj përfitimi për ta. Gjithashtu­u kreu i PD- së ka sjellë në vëmendje alarmin që FMN- ja jep për PPT- të dhe dështimin e reformës në sektorin energjetik.” Miliarda dollarë ka harxhuar kjo qeveri për fasada dhe investime në zyra, të cilat vetëm harxhojnë para dhe nuk sjellin asgjë të mirë në ekonomi, nuk sjellin asnjë vlerë në mirëqenien e qytetarëve. Rilindja urbane ka qenë një shpërdorim i madh i parave të shqiptarëv­e pa asnjë përfitim. Prandaj, FMN- ja bën thirrje që duhet të vendosen prioritete të qarta se ku duhet të harxhohen paratë e shqiptarëv­e. Raporti i FMN- së demaskon edhe një propagandë tjetër mash- truese të qeverisë; reformën në sektorin e energjisë. FMNja e thotë hapur: reformat në sektorin e energjisë janë dështim dhe kërkon përmirësim­e urgjente. Qindra milionë dollarë të harxhuara në sektorin e energjisë kanë shkuar dëm, janë shpërdorua­r. OSHEE- ja është një ndërmarrje e korruptuar e vënë në shërbim të klientëve të qeverisë, që vje- dhin me kontrata dhe tenderë paratë e shqiptarëv­e. FMN- ja rithekson edhe njëherë rrezikun e madh të PPP- ve. Një kërcënim i jashtëzako­nshëm, për të cilin opozita, Partia Demokratik­e, i ka rënë e para alarmit kombëtar. FMN- ja bën thirrje për ndalimin e menjëhersh­ëm të PPP- ve me kërkesa nga privatë”, thekson kreu i PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania