Panorama (Albania)

BURREL/ Aksident i rëndë, humbin jetën dy persona

-

BURREL- Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e një dite më parë në fshatin Muzhakë, në vendin e quajtur “Lapidari”, në Mat. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçiklet­ë. Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes thanë se Gentin Hani, 29 vjeç, banor i Komsisë, ka humbur jetën në vend për shkak të goditjes fatale nga një mjet tip “Opel”. Banorët e ndodhur në vendin e ngjarjes i kanë dhënë ndihmën e parë shtetasit Alfred Balla, 35 vjeç. Ai u transportu­a me shpejtësi drejt spitalit në Burrel, ndërkohë që më pas mjekët e kanë nisur drejt Tiranës. Por, gjatë rrugës i aksidentua­ri ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda. Po ashtu E. H, rreth 18 vjeç, banues në Komsi, është transportu­ar drejt spitalit të Tiranës. Policia tha se drejtuesi i automjetit, pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, duke shfrytëzua­r natën dhe terrenin. Efektivë të Policisë Mat kanë nisur krehjen e zonës dhe po punojnë për kapjen e autorit, që shkaktoi aksidentin e rëndë me pasojë dy viktima. a. l.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania