Panorama (Albania)

Tirana zyrtare përshëndet votimin, kërkon heqjen e vizave nga BE

-

Tirana zyrtare ka reaguar ndaj votimit të Demarkacio­nit në Kuvendin e Kosovës, duke e përshëndet­ur ratifikimi­n e marrëveshj­es kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe duke kërkuar tashmë nga BE- ja që të japë liberalizm­in e vizave për qytetarët e vendit. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e cilësoi votimin e së mërkurës si një përmbushje e dëshirës së qytetarëve të Kosovës për të lëvizur të lirë e për realizimin e aspiratës së tyre të integrimit ne Bashkimin Europian. Ndërsa Kryeminist­ri Edi Rama, përmes një statusi në ‘ Facebook’, e ka quajtur një sukses të madh votimin dhe ka shtuar se kalimi i Demarkacio­nit duhet të ishte bërë më herët. “Super Vota për Demarkacio­nin një votë e vonuar, por kuptimplot­ë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta. Tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovës”, shkruan Rama. Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, e ka konsiderua­r miratimin e marrëveshj­es së Demarkacio­nit si një akt thelbësor në marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë dhe stabilitet­it në rajon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania