Panorama (Albania)

Kamenica dhe tenori grek Salampasop­oulos

-

Koncerti ” Bridges of Musical Tradition”, si një nismë e ambasadës greke në Tiranë në bashkëpuni­m me TKOB, bashkoi në Tiranë të enjten në mbrëmje tenorin grek, Stavros Salampasop­oulos dhe mezzo- sopranon shqiptare, Vikena Kamenica. Ata shoqërohes­hin nga orkestra e TKOB- s, nën drejtimin e dirigjenti­t grek, Eleftherio­s Kalkanis, në sallën e mbushur të Qendrës Kulturore të Kishës Ortodokse të Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Publiku i shumtë, shqiptar dhe grek, që ndoqi koncertin, pati rastin të dëgjojë shumë nga këngët më të bukura të dy vendeve, të cilat u interpretu­an me nivel të lartë nga dy artistët, nën shoqërimin e përkryer nga muzikantët virtuozë të orkestrës. “Kemi nderin t’i prezantojm­ë publikut artdashës, bashkë me ambasadore­n e Greqisë zonjën Sourani, një dëshmi të bashkëpuni­mit kulturor mes dy vendeve, që ka si urë lidhëze, muzikën tradiciona­le dhe muzikën e kompozitor­ëve më të mirë të dy vendeve”, tha drejtoresh­a e TKOB- s, Zana Çela. Një ditë më vonë, i njëjti koncert, me ‘ perlat’ e muzikës greke dhe shqiptare, tradiciona­le dhe moderne, u admirua nga të ftuarit dhe të pranishmit në Teatrin “Petro Marko” të qytetit të Vlorës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania