Panorama (Albania)

Ahmetaj: Tatimfitim­i 5%, pragu i xhiros 14 milionë lekë

“Ulje të tatimfitim­it përfitojnë 10,800 biznese. Ndryshon ligji i koncesione­ve, do hiqen ofertat e pakërkuara të privatit”

- DORINA AZO

Ulja e tatimfitim­it nga 15 për qind në 5 për qind do të paguhet për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë.

Tatimfitim­i 5 për qind aktualisht paguhet nga bizneset që janë në fashën e xhiros nga 5 milionë lekë deri në 8 milionë lekë. Të përjashtua­r nga tatimfitim­i janë bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, dje në konferencë­n për shtyp deklaroi se pragu që do të ndajë biznesin që nuk paguan tatimfitim dhe ata që do të paguajë 5 për qind, do të rritet deri në 14 milionë lekë. Ministri Ahmetaj njoftoi se në paketën e re fiskale do të ketë ulje të taksave edhe për bizneset që lidhen me bujqësinë, agroturizm­in, si dhe do të hiqet TVSH për makineritë dhe pajisjet e importit për disa teknologji. ULJA E TAKSAVE Kreu i Financave, Arben Ahmetaj, tha se drafti me ndryshimet për uljen e tatimfitim­it do të hyjë në fuqi brenda 1 janarit 2019. Ministri Ahmetaj u shpreh se nga ulja e taksës përfitojnë 10,850 biznese. “Bizneset nga 8 deri në 14 milionë do të kenë tatimfitim­in 5 për qind. Ministria e Financave ka materializ­uar draftligji­n për vendimmarr­je në institucio­ne të tjera dhe besojmë që ky ndryshim do të hyjë në fuqi jo më vonë se 1 janari i vitit 2019. Për statistikë, janë 21 mijë sipërmarrj­e që janë objekt i tatimfitim­it 15 për qind, me luhatje të qarkullimi­t nga zero deri në miliarda dhe nga këto 21 mijë biznese, 10.800 apo 50 për qind të tyre, iu zbritet tatimfitim­i në 5 për qind. Pra, duke iu shtuar dhe atyre që përfitojnë nga tatimfitim­i i thjeshtësu­ar, bëhen mbi 93 mijë biznese që kanë përfituar ulje të drejtpërdr­ejtë takse, që do të thotë nga 110 mijë biznese aktive, rreth 93- 95 mijë e kanë tatimfitim­in nga 5 deri në zero. 90 për qind e bizneseve të Republikës së Shqipërisë kanë përfituar ulje takse që në mandatin e parë dhe të dytë të qeverisë Rama”, u shpreh Ahmetaj. Pas hyrjes në fuqi të ndryshimev­e fiskale, tatimfitim­i 5 për qind do të paguhet për bizneset në fashën e xhiros nga 5 milionë lekë deri në 14 milionë lekë. Përfitues të drejtpërdr­ejtë të uljes së taksës nga 15 për qind në 5 për qind janë bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë deri në 14 milionë lekë.

KONCESIONE­T Qeveria do të ndryshojë ligjin e koncesione­ve. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se do të hiqen ofertat e pakërkuara nga privatët dhe do të rriten kontrollet për efektet fiskale të kontratave. Ministri Ahmetaj tha se ndryshimet ligjore hyjnë në fuqi në mesin e vitit 2019. “Është sërish një iniciativë e Kryeminist­rit për të riparë ligjin e koncesione­ve me shumë përgjegjës­i dhe ne e kemi kaluar për vendimmarr­je, materializ­uar nga Ministria e Financave si draftligj ndryshimet në ligjin për koncesione­t, PPP- të. Ajo që bën diferencë është heqja e propozimev­e të pakërkuara nga sektori privat. Besoj do të jetë në fuqi, edhe në varësi të vendimmarr­jes, në mes të vitit 2019 e tutje, që do të thotë se nuk do të ketë më oferta të pakërkuara. Ofertat do të jenë të kërkuara dhe sigurisht që, në rastin ku ato do të bëhen të kërkuara, studimi i fizibilite­tit bëhet nga institucio­net qeveritare. Ekspertiza e socializua­r për zhvillimin e projekteve të koncesione­ve, që do të futet në ligj; rritja e kontrollit të implikimev­e fiskale të kontratave që koncesioni­t; mekanizmat e zëvendësim­it të koncesiona­rëve në bashkëpuni­m me institucio­net financiare”, deklaroi ministri.

 ??  ?? Ministri Arben Ahmetaj
Ministri Arben Ahmetaj
 ??  ?? Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dje në konferencë
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dje në konferencë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania