Panorama (Albania)

“Nëse nuk çoni peshqit e mëdhenj përpara drejtësisë, në rrezik çelja e negociatav­e”

-

Komisioner­i për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn, ka deklaruar se pa kapjen e “peshqve të mëdhenj”, procesi i çeljes së negociatav­e pritet të ndërpritet. Në një intervistë për gazetën gjermane “Stuttgarte­r- Zeitung”, Hahn theksoi se BE pret rezultate konkrete sa i takon vendosjes përpara drejtësisë të zyrtarëve të lartë. “Mund ta kuptoj skepticizm­in, por gjithashtu nuk mund të them se Shqipëria dhe Maqedonia janë gati për anëtarësim. Sidoqoftë, reformat e nevojshme mund të arrihen më mirë gjatë procesit të anëtarësim­it. Merrni shembullin e korrupsion­it. Nga pikëpamja ligjore, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një situatë ligjore që mund të krahasohet me tonën. Por në bisedimet për anëtarësim, ne i kushtojmë vëmendje faktit nëse ligjet janë zbatuar, nëse rastet korruptive janë sjellë përpara drejtësisë dhe peshqit e mëdhenj nuk janë kursyer. Pa progres në këtë drejtim, ne mund të ndërpresim negociatat. Gjermania luan një rol të rëndësishë­m në këtë proces. Qeveria federale me në krye Kancelaren Angela Merkel është një përkrahëse e përkushtua­r e zhvillimit të një perspektiv­e europiane për Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Hahn.

 ??  ?? Komisioner­i për Zgjerimin e BE, Johannes Hahn
Komisioner­i për Zgjerimin e BE, Johannes Hahn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania