Panorama (Albania)

Tusk për Trump: Me miq të tillë, kujt i duhen armiqtë

“Nëse ju duhet një dorë ndihme, do ta gjeni në fund të krahut tuaj”

-

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, ishte shumë i prerë në kritikat ndaj politikave të administra­tës Trump, sa ka përdorur frazën “kujt i duhen armiqtë, me miq të tillë”!

Kjo ishte fraza më e fortë që ka përdorur ai për të komentuar marrëdhëni­et mes BE- së dhe SHBA- së, me ndryshimet e politikave që kanë nisur që me nisjen e mandatit të Presidenti­t Donald Trump. Në fillim të samitit të liderëve europianë, çështjet e rendit të ditës, pikë për pikë, kanë të bëjnë me kriza që shumë europianë i shohin si të nxitura nga Presidenti Trump. Tusk përmendi “dëshirat kapriçoze të administra­tës amerikane” mbi disa çështje, përfshirë Iranin, Gazën, tarifat tregtare dhe Korenë e Veriut. Në komentet ndaj gazetarëve dhe një mesazh në “Twitter” më vonë, ai sugjeroi se Shtëpia e Bardhë kishte humbur kontaktin me realitetin. Ai tha se Europa nuk kishte nevojë për armiq kur kishte miq si Shtetet e Bashkuara, si dhe nxiti udhëheqësi­t europianë të mos ishin të varur nga Uashington­i. Sipas “Washington Post”, vetëm 16 muaj më parë, komentet e tilla do të ishin të paimagjinu­eshme nga një lider në BE, një union i modeluar me imazhin e SHBA- së pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas shumë diplomatëv­e europianë, dëshirat e zhvendosur­a e bëjnë gati të pamundur të negociojnë me Shtëpinë e Bardhë, sepse ata nuk mund të bëjnë një ujdi për t’u afruar me atë që dëshiron Trump, kur ai nuk e njeh as vetë atë çfarë kërkon. Tusk, ishKryemin­istër i Polonisë, i cili tani kryeson Këshillin e Europës, e shfaqi plotësisht hapur zemërimin e tij ndaj metodave të Trump dhe efekteve që po shkakton politika e tij në Europë. “Duke parë vendimet e fundit të Donald Trump, dikush mund të mendojë: Me miq të tillë, kush ka nevojë për armiq? Por, duke folur sinqerisht, Europa duhet të jetë mirënjohës­e nga Presidenti Trump. Sepse, falë tij, hoqëm iluzionet. Ai na ka bërë të kuptojmë se nëse keni nevojë për një dorë ndihme, do të gjeni në fund të krahut tuaj”, tha Tusk në hapjen e samitit në Sofje, Bullgari. Negociator­ët në BE kanë thënë se si një nga partnerët më të afërt tregtarë të Shteteve të Bashkuara, ata nuk do të bëjnë lëshime me një armë në kokë, duke iu referuar kërcënimev­e nga SHBA.

 ??  ?? Donald Trump dhe Donald Tusk
Donald Trump dhe Donald Tusk

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania