Panorama (Albania)

Protestë me karikaturë: Mirela Kumbaro me çekan mbi Teatrin Kombëtar

Romir Zalla: Duan të na blejnë që të mos flasim. Po pres të marr paratë e t’i jap për rindërtimi­n e teatrit

-

Mirela Kumbaro me një çekan në dorë ka vënë përposh Teatrin Kombëtar. “Lart fryma revolucion­are!”. Diku më tej, “skuadra e ekzekutimi­t”, e përbërë nga Rama, Veliaj dhe Kumbaro, po i marrin shpirtin godinës, ku përvijohen imazhet e Sandër Prosit, Robert Ndrenikës, Roland Trebickës, Violeta Manushit e Yllka Mujos.

Rama me atlete mban në dorë një kazmë, Veliaj veshur me çizme llastiku ka në dorë një lopatë, ndërsa Mirela Kumbaro një karrocë dore mbushur me dinamit. Skuadra është bërë gati t’i japë dërrmën e fundit godinës 80- vjeçare të Teatrit Kombëtar. T’i vënë dinamitin. Me ironinë dhe penën e hollë të artistes Meri File, u protestua dje kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Dy karikatura­t folën më shumë se çdo fjalim i mbajtur në podium apo recitim i këtyre ditëve.

Dje ishte dita e performanc­ave artistike. Artistë të rinj lexuan pjesë të shkruara vetë apo poezi. Iu bashkuan podiumit edhe qytetarë të thjeshtë, të cilët shprehën gatishmëri­në që të qëndrojnë aty, pse jo të shkojnë edhe para Kryeminist­risë dhe t’i kërkojnë Kryeminist­rit të heqë dorë nga ideja për të shembur Teatrin Kombëtar. I pranishëm në takimin e djeshëm ishte edhe arkitekti Astrit Sarani, i cili i doli ballazi deklaratav­e të bërë nga kreu i Institutit të Ndërtimit. “Instituti i Ndërtimit ka rënë. Është palaçollëk. I sfidoj të gjithë. I sfidoj të 11 inxhinierë­t. Kjo ndërtesë jeton 200 vjet. Si kanë ardhur kanë bërë ekspertiza­t dhe kanë parë kolonçinat, por jo kolonat? Si ka mundësi? Si mund të thuash që është beton i dobët pa bërë analizën e qëndrueshm­ërisë së materialit?! Kjo godinë do vetëm mirëmbajtj­e. Drejtori i këtij ( Eksperimen­talit) ka harxhuar 300 milionë, 500 them unë për këtë”, tha ai, duke shtuar se edhe shumë ndërtesa të tjera të rëndësishm­e në kryeqytet, duke filluar që nga Kryesia e Kuvendit, nuk përmbushin parametrat.

ROMIR ZALLA: KUJDES ME ARTISTET! Aktori Romir Zalla, i pranishëm prej 5 muajsh në protestë, i kërkoi qeverisë të ketë kujdes!

“Qëndresa më e mirë është të vijmë e të rrimë këtu me ditë, me javë, me muaj, deri sa ta kuptojnë se ajo që ka nisur këtu është shumë serioze, është përtej nesh dhe brezave që vijnë pas nesh.

Jam këtu sot e 5 muaj. Në fillim të shkurtit isha ndër të parët që këmbëngula të mblidheshi­m, në radhë të parë ne komuniteti, se në atë kohë Ministria e Kulturës kishte hedhur për konsultë një draft për kulturën dhe artin, ku supozohej që do të zgjidhte gjithë problemet dhe shqetësime­t tona.

Si asnjëherë u mblodhëm të gjithë bashkë. Folëm të gjithë, fola dhe unë. Mund të ishim 100 vetë. Nuk mbaj mend se çfarë kam thënë, sepse isha i emocionuar, i inatosur si fëmijë i vogël, që i kishin vjedhur topin, por mbaj mend që i pashë në sy kolegët e mi dhe u thashë tani është momenti të bëhemi bashkë e të marrim mbrapsht atë që s’na e kanë dhënë kurrë. Nëse doni. Nëse s’doni, rrimë kështu siç jemi edhe 20 vjet të tjerë, të rrimë në tavolina, të pimë nga një konjak, nga një kafe dhe të ankohemi: Pse politika nuk na do, pse kulturën nuk e duan në këtë kodosh vend?! Pse?

Kanë kaluar 5 muaj dhe vazhdojmë të jemi këtu. Nuk janë më 100 nga ata, ndoshta janë më pak, megjithatë i kuptoj të gjithë dhe jam pro me ata që janë këtu, jam pro edhe me ata që kanë thënë jo dhe i vlerësoj se kanë thënë mendimin e tyre, edhe pse të kundërt. Jam edhe me ata që heshtin, nuk shprehen, presin në hije dhe presin se çfarë do të ndodhë të përfitojnë diçka, se në fund të fundit, askush nuk do që kjo gjë të shkojë keq e më keq.

Pyetja që bëhet këto ditë është: Do prishet apo nuk do prishet teatri. Teatri po prishet përditë. Teatri ka 20 vjet e kusur që prishet përditë, që në momentin kur na ndajnë në të rinj dhe të vjetër, të aftë dhe të paaftë, me rrogë edhe pa rrogë, me ngjyrë të kuqe, me ngjyrë blu. Po prishet përditë dhe do të vazhdojë. Prandaj u gëzova 5 muaj më parë, se mendova se bashkë me komuniteti­n tim diçka mund të bëhej, kjo prishje mund të rikuperohe­j. Shembja e godinës është pika që derdh kupën, që është mbushur e s’mban më.

Po bëhesh arrogant me artistët, kujdes! Nuk kam asgjë në dorë kundër tyre. Kam vetëm fjalën. U thamë po na sillni një ligj të centralizu­ar dhe hajde uluni dhe na shihni në sy e të bëjmë diçka të mirë për kulturën, na thanë ju nuk dini se çfarë kërkoni. U thamë ç’keni ndërmend të bëni me teatrin, çfarë do të bëni me trashëgimi­në dhe na thanë nostalgjik­ë, histerikë, patologjik­ë.

Na thanë çfarë plasje keni, ndërkohë që plasja po i vjen atij zotërisë së madh, sepse ky teatër i është bërë si gozhda që i ulesh sipër e të rrëzon nga karrigia. Unë s’kam në dorë as vota dhe as para, kam vetëm fjalën. Kam të drejtën si artist dhe qytetar të them fjalën time. Unë e di se çfarë po bëhet këtu, ndaj ju them: nga atje ku thuhet “eja në teatër” deri te muri, do ndërtohet një kioskë ultramoder­ne, që do jetë Teatri Kombëtar. Teatri Kombëtar do jetë si një çakmak ultramoder­n me drita dhe muzikë mbi një tavolinë dhe brenda atij çakmaku do jenë 7 shishe uiski super të shtrenjta. Unë e di që 2 nga 7 kullat janë shitur që tani, unë e di që janë dhënë zyra në ato kulla, edhe pse janë ende ajër. E di që përveç teatrit, kullat s’ndërtohen dot se është dhe një ndërtesë e vjetër, që janë sarajet që pronarët s’e lëshojnë, di dhe shumë gjëra, po nuk i them, sepse më kanë thënë që janë piketuar nja 20- 30 artistë dhe do na ofrojnë 100 mijë euro dhe një apartament, me kusht që të mos flasim. Nuk do flas se po pres të më japin ato lekë që t’i dhuroj për të rindërtuar TK- në”.

 ??  ?? Karikatura­t e artistes Meri File, dje në protestë
Karikatura­t e artistes Meri File, dje në protestë
 ??  ?? Aktori Romir Zalla
Aktori Romir Zalla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania