Basha me ekspertin e CDU së Merkel: Plani ynë ekonomik

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka mbështetur protestën e banorëve të Unazës së Re në kryeqytet, shtëpitë dhe bizneset e të cilëve preken nga zgjerimi i rrugës. Prej disa ditësh, banorët janë njohur me vendimin për prishjen e pronave të tyre, të cilat për shkak se janë në proces legalizimi, nuk do të dëmshpërblehen nga shteti. Basha deklaroi se nuk ka ligj për shembjen e shtëpive dhe kërkoi që të dëmshpërblehen të gjithë qytetarët. “Nuk ka ligj për shembjen e shtëpive. U kanë çuar lajmërim dhe i kanë vënë kryqe me bojë për shtëpitë që do shkatërrohen. Kjo është dëshmi e rënies totale të shtetit. Familjeve nuk u është komunikuar asnjë ligj dhe asnjë akt, i cili t’i jetë komunikuar familjeve, të jetë përgatitur dokumentacioni për shpronësim, t’u paguhen paratë e shpronësimit. T’u jepet kohë për të gjetur banesë tjetër. Familje të tëra janë në këtë gjendje terrori”, tha Basha.

Basha me banorët e Unazës së Re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.