Takimi Rama- Meta në Presidencë

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Menjëherë pas mosdekretimit të Sandër Lleshit nga ana e Presidentit të Republikës, kreu i qeverisë kërkoi takim me Ilir Metën, edhe pse ishte ditë e diel. Takimi ka zgjatur 90 minuta, ndërsa Kryeministria nxori një njoftim zyrtar. “Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe Kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës”, thuhej në reagimin e Kryeministrisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.