Bushati: Ekstremizmi dënon marrëdhëniet dypalëshe “Detyrat shtetërore ne i kemi kryer një më një”

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cilëson të dëmshme për marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë thirrjet ekstremiste dhe parullat e shfaqura në fshatin Bularat të Gjirokastrës, gjatë ceremonisë mortore të Konstantinos Kaçifas. Për Bushatin, Policia dhe organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre me seriozitet dhe të gjithë ata njerëz që lëshuan thirrjet ekstremiste, të ndiqen ligjërisht. “Nëse i referohemi ngjarjes së djeshme ku pamë një shpërfaqje të një ekstremizmi dhe parullave, të cilat në thelb dëmtojnë miqësinë mes vendeve tona, mes Shqipërisë dhe Greqisë. Dhe në këtë pikë mund të them që shpresoj që Policia, Forcat e Rendit të bëjnë punën e tyre me seriozitetin maksimal dhe për të gjithë ata njerëz, të cilët kanë konsumuar akte të kundërligjshme, të ndiqet rruga ligjore. Detyra jonë është që të mos biem në kurthin që identifikojmë një grup ekstremistësh me popullin grek, i cili në ditë të vështira dhe në ditë të lumtura ka qenë aty, krah për krah me ne”, tha Bushati. Ministri i Jashtëm shprehet i bindur se Shqipëria me ngjarjen e ndodhur në Bularat i ka kryer të gjitha detyrat e saj shtetërore dhe shpreson që hetimet të sqarojnë rrethanat e humbjes së jetës. “Besoj se nga pikëpamja e detyrave shtetërore ne i kemi kryer ato detyra një më një dhe për incidentin fatkeq në Bularat. Shpresoj shumë që Prokuro- ria, Policia, organet hetimore ta thonë fjalën e tyre me profesionalizëm dhe ne t’u krijojmë mundësi që ata të shprehen me profesionalizëm për çka ka ndodhur në Bularat, për rrethanat e humbjes së jetës”, deklaron Bushati.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.