Marku pezulloi Rovena Gashin e Dritan Ginën

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, me vendimin Nr. 140 të datës 11 maj të këtij viti, vendosi pezullimin nga detyra të Prokurores pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi. Pezullimi i saj u vendosi pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë së Durrësit, në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetases Rovena Gashi, për veprën penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/ a- 2 i Kodit Penal. I njëjti arsyetim ishte edhe në vendimin nr. 141, të po së njëjtës datë për prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Dritan Gina. Në vendimin e pezullimit, firmosur nga Arta Marku, thuhej se prokurorët Gina e Gashi do të jenë të pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.