Përparësi këmbësorëve, Policia gjobit 65 drejtues automjetesh

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Policia Rrugore e Tiranës, referuar ankesave që përcjellin këmbësorët, por jo vetëm, për shkak të mosdhënies së përparësisë së ndërsjellët në raportin mjetkëmbësor dhe anasjelltas, organizoi disa pika kontrolli të ndryshme në rrugët e kryeqytetit. Organizimi i këtyre pikave kishte si qëllim monitorimin, sensibilizimin, por edhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë një shqetësim dhe rrezik permanent në rrugët e kryeqytetit. Sipas Policisë, mjafton të analizosh aksidentet rrugore me pasoja fatale, për të kuptuar rrezikun që u kanoset këmbësorëve, por edhe drejtuesve të mjeteve njëkohësisht. Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative 65 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve. Gjithashtu janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe 42 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. Për shkeljen e semaforit janë gjobitur 27 drejtues mjetesh, ndërsa janë këshilluar shumë këmbësorë në lidhje me detyrimet dhe normat e sjelljes gjatë përdorimit të rrugës. Ndërkohë, gjatë kontrolleve policore për shkeljet e lartpërmendura është verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës një drejtues mjeti, i cili rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.10 mg/ l, si dhe janë vendosur 478 masa administrative për shkelje të tjera të rregul- lave të qarkullimit rrugor. Ditën e enjte, dy drejtues autobusësh të linjave urbane në Tiranë janë ndaluar, pasi kanë rezultuar nën efektin e alkoolit. Ndërsa mësohet se për 34 të tjerë janë vendosur gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.