Noizy prej vitesh reperi më i paguar, ja sa para ka në bankë

Panorama (Albania) - - SUPLEMENT -

Yjet e showbizz- it janë një magnet për vëmendjen e publikut, i cili është gjithnjë i interesuar të dijë më shumë jo vetëm rreth karrierës, por edhe rreth jetës private të njerëzve të famshëm. Por mbi të gjitha, një interes i jashtëzakonshëm tregohet në lidhje me të ardhurat që VIP- at fitojnë në aktivitet e tyre. Një nga personazhet më interesantë në këtë aspekt është reperi më i famshëm shqiptar, që kryeson prej vitesh në tregun muzikor, Noizy. Këngëtari është më i paguri për koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, si në Kosovë, Zvicër, Gjermani, Itali, etj.. Po sa para fiton nga e gjithë kjo punë? Jo çdo kush do të mund të tregonte se sa janë të ardhurat reale të tij, por reperi ama është treguar i sinqertë. Noizy e ka deklaruar shumën që e ka në bankë edhe publikisht, ndërkohë që burime nga menaxherë të club- eve kanë pohuar të njëjtën gjë. “Paguhem më shumë se 15 mijë euro për koncert”, u shpreh Noizy në emisionin “7 ditë pa Ermalin” para tre vitesh, standard që vazhdon ta mbajë edhe sot. Një shumë e paimagjinueshme, nëse kujtojmë se vetëm në muajin korrik, pra, vetëm në korrik, ai fiton plot 465 mijë euro. Por edhe nëse llogarisim sezonin më të varfër për koncerte, në shtator apo tetor, kur Noizy mund të ketë koncerte vetëm në fundjavë, 8 koncerte secili me nga 15 mijë euro llogariten në plot 120 mijë euro. Nuk janë të pakta rastet kur reperi që sapo ka nxjerrë duetin e fundit me Dafina Zerinin “A don Love”, ka folur publikisht për pasurinë e tij, pronat, makinat dhe aksesorët e shtrenjtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.