Zaimina Vasjari e fiksuar pas kësaj makine, e ka në disa ngjyra

Panorama (Albania) - - SUPLEMENT -

Ashtu siç fiksohemi pas një modeli fustani apo këpucësh dhe shohim që i kemi blerë të gjitha ngjyrat, mesa duket, edhe Zaimina e ka këtë zakon, por me makinat. Ajo ka mbi një vit që poston herë pas here foto me makina “Range Rover” tip i fundit, ndërkohë që duket që makinat nuk janë të njëtja, pasi ndyshojnë ngjyrat. Madje, Zaimina nuk ka munguar të bëjë edhe sete fotosh provokuese në ambientet e brendshme të makinës.

Me siguri këngëtarja seksi e pëlqen shumë këtë markë dhe ka të drejtë, pasi është një makinë shumë e mirë. E meqë jemi te përshfaqja e jetës së luksit, Zaimina nuk po kursehet fare, duke ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” gjithçka luksoze që e rrethon jetën e saj, që nga shtëpia, veshjet, udhëtimet etj..

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.