Klea Huta kapet nga paparazzi në versionin ujë dhe sapun

Panorama (Albania) - - SUPLEMENT -

Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi, është tashmë një figurë e njohur jo vetëm prej të vëllait, por edhe sepse drejton ekipin e futbollit të Partizanit si dhe është mjaft prezent në jetën e kryeqytetit. Atë e gjen vazhdimisht në zonën e ish- Bllokut me miq dhe veshjet që preferon janë kryesisht sportive dhe casual. Në këtë pikë, ai ngjan me të vëllain, pasi i pëlqen të jetë i veçantë me stilin e veshjes. Por këtë herë ne kapëm një detaj në veshjen e tij. Ai kishte shoqëruar pantallonat e shkurtra dhe atletet me një bluzë të zezë të Dolce & Gabbana ku në plan të parë ishin tre fotot e mitikes Merlyn Monroe. Duhet ta pëlqesh shumë një femër që ta vendosësh foton e saj në gjoks dhe, në fakt, ajo është femra më e bukur dhe më e pëlqyer e të gjitha kohërave dhe Olsi, mesa duket, është një më shumë në këtë listë të gjatë të fansave të saj.

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë me një pamje perfekte, të kuruar deri në detaje. Dhe duhet thënë se Klea Huta, përveç që është shumë e talentuar, është dhe shumë e bukur. Padyshim, edhe ajo si çdo vajzë tjetërsohet nga make up- i, por jo aq sa të humbasë sharmin e saj. Dhe kjo foto është prova, pasi është kapur në një bar fare pa tualet dhe në fakt duket goxha mirë edhe kështu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.