RAMA: S’KA MË MIRË SESA I SULMUAR NGA DY QIRIE KADRINJ

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryeministri Rama reagoi menjëherë pas reagimeve të shumta në lidhje me thirrjet ekstremiste në Bularat nga shtetas grekë, që morën pjesë në ceremoninë e Konstantinos Kaçifas. Në një reagim të përbashkët për opinionet në mediat shqiptare, por edhe për deklaratat nga zyrtarët grekë, Rama ka ironizuar duke deklaruar se s’ka më mirë të jesh i sulmuar nga ata që s’i duhen as dreqit. “Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë, paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë sesa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit”, ka deklaruar Rama. Kreu i qeverisë deklaroi në një intervistë dy ditë më parë se ata ekstremistë nuk përfaqësojnë Greqinë. “Ne nuk jemi një vend ku luftohet me purgatorët. Ne jemi një vend, ku ndodhi sot diçka që ne e respektuam. Morëm masa ku u ndaluan dhe disa shtetas, por unë refuzoj atë shprehjen ‘ Na erdhi greku’. Kjo nuk është Greqia, por është një segment folklorik. Dhe populli grek nuk është armiku ynë, pasi shumë shqiptarë kanë gjetur strehë aty. Është një vend ku si në çdo vend disa gomerë veprojnë”, tha Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.