STADIUMI

Panorama (Albania) - - POLITIKE - TIRANE

Qeveria ka premtuar nisjen e punimeve për Aeroportin e Vlorës dhe hapjen e tunelit të Llogarasë për vitin 2019.

Kryeministri Rama, edhe në cilësinë e deputetit të Vlorës, gjatë një takimi konsultues për buxhetin e vitit të ardhshëm, premtoi nisjen e këtyre investimeve dhe përfundimin e tyre brenda mandatit të dytë qeverisës. "Është shumë e rëndësishme që do të fillojmë rrugën Orikum- Llogara dhe ministri duhet të mbajë zotimin për tunelin. Tuneli i Llogarasë ka të paktën 30 vjet, në mos gabohem, që premtohet. Është hapur si temë qëkur ndodhi ai aksidenti i tmerrshëm pas shkarjes së autobusit të studentëve dhe pastaj dy helikopterë që u përplasën, duke marrë jetën e mbi 20 të rinjve e mjekëve dhe është koha që tunelin ta bëjmë realitet! Nga ana tjetër, do të nisim shumë shpejt vazhdimin e Lungomares deri te tuneli i Ujit të Ftohtë dhe njëkohësisht edhe rindërtimin e të gjithë aksit nga Uji i Ftohtë në Radhimë dhe në Orikum, ku do të bëhet bashkimi me rrugën e re Orikum- Llogara dhe pastaj tuneli për të shkuar në anën tjetër. Kemi pasur një negociatë të vështirë për të finalizuar kontratën për Aeroportin e Vlorës, por, siç u tha këtu, unë e përsëris, në të gjitha rastet, vitin e ardhshëm do të fillojmë Kreu i qeverisë garantoi se do të nisin punimet edhe për stadiumin e Vlorës. "Jemi duke punuar për të filluar edhe ndërtimin e stadiumit të ri të ' Flamurtarit'. Është një projekt që nuk përfshin vetëm stadiumin, përfshin edhe rindërtimin e këtij pallati, ashtu sikundër dhe një kompleks sportiv që mbetet për t'u përcaktuar akoma se ku do të ndërtohet, por nuk diskutohet që Vlora meriton të ketë një pol sportiv dinjitoz", premtoi kreu i qeverisë. ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Tani, po pati mundësi, mos filloni që nesër të më shkruani në "Facebook", "pse nuk e fillove aeroportin mbrëmë". Vitin e ardhshëm, se kur vitin e ardhshëm këtë nuk jemi në gjendje ta themi sot, por brenda këtij mandati, ne do ta bëjmë Vlorën me aeroport, pa diskutim", tha Rama. Kreu i qeverisë ka premtuar një traget të ri në Vlorë. Premtimin e tij, Rama e shprehu duke sfiduar ministrin e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, me mandatin e tij të deputetit. "Për sa i përket portit të Vlorës, ishim sot aty, po bëhet një investim shumë serioz, por drejtuesit tonë të qarkut, ministrit i kam thënë, ose sezonin e ardhshëm iu bie vlonjatëve traget që meriton të quhet traget ose nuk mund të jesh më, jo drejtues, por as deputet në Vlorë. Traget për vlonjatët, jo një magazinë që lëviz nëpër det, ku edhe vetë Saliun nuk do e fusja se do më vinte keq, jo më vlonjatët. Dhe besoj që Damiani do ta marrë shumë seriozisht e mirë do ishte që ta shikonim tragetin përpara se sa të fillonte sezoni, domethënë, nga marsi, prilli, edhe me 1 prill e pranojmë, traget e ky trageti që është sot duhet të zhduket nga Vlora e të mos vijë më kurrë në Vlorë", theksoi kreu i qeverisë. Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.