Theocharous kërkoi largimin e myslimanëve nga Vorio Epiri

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Eurodeputetja qipriote disa herë ka shprehur pretendime territoriale ndaj Shqipërisë. Gjatë vizitës së saj në vitin 2016 në Tiranë, ku u takua me përfaqësues të OMONIA- s, Eleni Theocharous kërkoi greqizimin e Vorio Epirit dhe largimin e myslimanëve nga kjo zonë. Në takimin e zhvilluar në vitin 2016, ajo ka vlerësuar se ka ardhur momenti për rezistencën e fundit që grekët mund të bëjnë, duke sjellë në vëmendje tragjedinë e helenizmit qipriot. "Që atëherë kur kemi formuar frontin për Epirin, kanë kaluar gjithë këto vjet dhe asgjë. Ne ndiejmë detyrim të mbrojmë të gjitha të drejtat e Vorio Epirit. Greqizimi i Vori Epirit do ishte ' OK', nëse qeveritë do i jepnin rëndësinë e duhur dhe duhet të ndodhë pa pretendime për territoret greke që ndodhen këtu. Pa rezistencën dhe irredentizmin e myslimanëve", ka thënë Theocharous. Eurodeputetja Theocharous njihet për deklaratat e saj të forta ndaj shqiptarëve dhe myslimanëve. Ajo shpeshherë ka hedhur akuza ndaj qeverisë shqiptare se po cenon të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, siç ishte rasti i pronave në Himarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.