Letra për Markun e Metën

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Në maj të këtij viti, magjistratët e rinj i janë drejtuar me një letër Ilir Metës, në cilësinë e kryetarit të KLD- së dhe Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, përmes së cilës u kërkonin këtyre institucioneve të ushtrojnë kompetencat kushtetuese për emërimin e tyre në detyrë. Magjistratët e rinj bënin të ditur në letrën e tyre se, më 30 qershor, ata ndërpresin marrëdhënien me shkollën e Magjistraturës. Sipas ndryshimeve ligjore pas Reformës në Drejtësi, magjistratët duhet të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Por, për shkak të vonesave të procesit të vetingut për trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, këto dy institucione të reja të sistemit të drejtësisë nuk janë ngritur ende.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.