S’pranonte divorcin, merr peng ish- bashkëshorten

Përmes gjurmimit të telefonit u zbulua se fshihej në Durrës

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Nuk pranonte divorcin, 27- vjeçari merr ishbashkëshorten peng.

Një i ri nga Karbunarë e Lushnjës ka marrë forcërisht ish- bashkëshorten e tij dhe e ka mbajtur peng të fshehur në qytetin e Durrësit. Ka qenë denoncimi i babait të vajzës, që vuri në lëvizje Policinë kur informoi se ish- dhëndri kishte shkuar në banesën e tij në fshatin Zhamë të Lushnjës dhe i kishte marrë me forcë të bijën. Kallëzimin në Komisariatin e Policisë Lushnjë e ka bërë shtetasi F. K, se 2 persona të paidentifikuar i kanë marrë vajzën. Pas kësaj, Policia arriti ta arrestojë brenda 24 orësh Marjus Musakën dhe të lirojë shtetasen P. M. Burime nga Policia bëjnë me dije se Marjus Musaku, në bashkëpunim me një shtetas tjetër në fshatin Zhamë, ka marrë forcërisht ish- bashkëshorten e tij, shtetasen P. M, 27 vjeçe dhe e mbante peng të fshehur në qytetin e Durrësit. Pas arrestimit të Musakut, po punohet për identifikimin e autorit tjetër të dyshuar, i cili ka ndihmuar shtetasin Marjus Musaku në kryerjen e kësaj vepre penale. "Pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor dhe falë veprimeve të shpejta operative dhe profesionale u bë e mundur zbardh- ja e ngjarjes si dhe kapja e autorit të dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin: Marjus Musaku, 28 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje. ( i dënuar më parë për veprën penale "Dhunë në familje"). Shtetasi Marjus Musaku, në bashkëpunim me një shtetas tjetër në fshatin Zhamë, ka marrë forcërisht ish- bashkëshorten e tij, shtetasen P. M, 27 vjeçe dhe e mbante peng të fshehur në qytetin e Durrësit", bëhet e ditur nga Policia. Mësohet se çifti ishte divorcuar 6 muaj me parë për shkak se Marjusi e dhunonte sistematikisht të shoqen. Kjo e fundit pasi ua tha problemin prindërve, ata nuk e lejuam më që të jetonte me burrin. Ky ka qenë fundi i martesës së tyre, por i riu nuk e kishte pranuar një gjë të tillë, duke i kërkuar bashkim dhe në kushtet që ajo nuk kishte pranuar, e ka rrëmbyer forcërisht. Policia pas denoncimit arriti ta gjurmojë nëpërmjet telefonit të riun pengmarrës, duke i kthyer vajzën familjes së saj. Tashmë, ndaj të arrestuarit Marjus Musaka rëndojnë veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" e kryer në bashkëpunim dhe "Dhunë në familje" dhe çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.