"Pse më sheh?", plagoset me kaçavidë 23- vjeçari në Bilisht

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

KORÇE - Sherr mes dy të rinjsh, plagoset rëndë 23vjeçari. Dy të rinj janë grindur mes tyre në qytetin e Bilishtit dhe më pas janë konfrontuar fizikisht, duke përdorur edhe mjete rrethanore ndërsa njëri prej tyre rrezikon jetën. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës ku Gevi Osmanllari, 21 vjeç, banues në Bilisht, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të fortë ( kaçavidë) B. L, 23 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi. 23- vjeçari është transportuar në Spitalin e Korçës, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas të dhënave të Policisë, grindja mes dy të rinjve ka nisur teksa kishin ndaluar me automjetet e tyre personale te stacioni i furgonave të Korçës në Bilisht. Autori, Gevi Osmanllati, mësohet se ka nisur debatin me të riun tjetër, duke dalë nga automjeti personal dhe i është drejtuar atij me fjalët: "Pse më sheh?" Ndërsa më pas kanë nisur fyerjet mes tyre ndërsa Osmanllati ka nxjerrë një kaçavidë, duke e plagosur të riun në pjesën e qafës. Nga mjekët mësohet se 23- vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pritet që të transportohet drejt kryeqytetit. Nga ana tjetër, blutë e juglindjes bënë me dije se gjatë konfliktit, ka marrë dëmtime fizike edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili pas ndihmës mjekësore, ndodhet në Komisariatin e Policisë Devoll, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. dh. ç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.