“Shqiptarët janë epikë, bujarë, fisnikë, mikpritës”

Ricos: Sikur të shkruaja muzikë, do bëja baladë për shqiptarët

Panorama (Albania) - - SPECIALE -

biseda me shkrimtarë e gazetarë, por edhe nga librat e tij të përkthyer në shumë gjuhë. Gjithsesi, poezia e Ricos- it mund të lexohet mrekullisht thjesht në greqisht, aty ka forcë, peshë, shpirt e bukuri.

Po nga bisedat e mësipërme do të mësoja se shtëpia e tij, në katin e dytë të një pallati në Athinë, që në kohën që ishte gjallë ishte shndërruar në muze. Ishte një muze i mbushur me relike nga vendet ku e kishin internuar dhe burgosur. Aty mund të gjeje copa gurësh zalli, ku Ricos kishte gdhendur vizatime, copa letrash ku kishte shkruar vargje të papërfunduara e copa letrash futur fshehurazi në burg, copa letrash me poezi e shënime të kohës së ilegalitetit, të internimeve apo të burgosjeve, deri edhe copa drurësh ulliri, shtrembëruar nga pesha e kohës.

Janis Ricos ishte bërë i famshëm në Greqi që në moshën 27vjeçare, me botimin e poemës "Kënga e motrës sime", në vitin 1936. Në çdo libër të shkruar në greqisht, po aq sa edhe në biseda të rastit me njerëz të penës në lidhje me të, të gjithë citonin a i referoheshin një ngjarjeje shumë mbresëlënëse të kohës: Ricos kishte recituar disa nga poemat e tij në një takim me punëtorët e Portit të Pireut, ku i pranishëm kishte qenë edhe një poet tjetër i madh, Kostis Palamas. Mbasi Ricos kishte recituar poezinë e tij, Palamas ishte ngritur i pari në këmbë dhe e kishte duartrokitur me shumë entuziazëm. Më pas, ishte ngritur e gjithë salla. Palamas, me një dashuri dhe respekt të madh për këtë poet të ri, gjithë solemnitet i ishte drejtuar në sy të pranishmëve: "Poet, po mënjanohemi me përulje që të kaloni ju!"

( Është përsëri Kostis Palamas që do të shprehet vetëm pak vite më vonë: "Ricos është poeti i madh i Greqisë. Grekët e duan shumë poezinë e rapsodinë e tij, ku i këndon aq bukur Itakës së famshme, Penelopës legjendare ose gruas së Odisesë, virtyteve të saj të larta, i këndon si askush tjetër djalit të tyre, Telemakut, ka shkruar me nderim për Menelaun e Spartës. Aty, në ato vargje, është skalitur një botë e përshkruar e mrekullueshme, e madhe, humane. Ricos ka skalitur një histori të lavdishme greke me vargje të mahnitshme...")

Dhe Palamas, në atë sallë që nuk pushonte së duartrokituri Ricos- in, ishte i pari që i kishte "hapur" rrugë dhe, mbas tij, edhe të gjithë ishin përkulur në respekt e mirënjohje për poetin. Dhe që nga ajo ditë, kështu do të përkuleshin gjithmonë grekët për Ricos- in dhe në çdo rast që bëhej fjalë për të, për shpirtin e tij, për poezinë e tij...

( Kur shkova në Greqi, në vitin 2002, 12 vjet pas takimit në spital me Ricos- in dhe u tregoja miqve nga bota e letërsisë, kulturës, historisë e artit për këtë ngjarje, më drejtonin pyetje pafund dhe me një entuziazëm të veçantë kërkonin për përshtypjet e mia, emocionet, ndjenjat... Të gjithë do t'i referoheshin thënies së madhe e të paharruar të Palamas: "Mënjanohem të kalojë poeti!")

Të gjitha këto u bënë shkas të mësoja edhe më shumë në lidhje me jetën, poezinë, luftën, shpirtin, idetë dhe rebelizmin e tij, për botën që e kishte bërë papritmas të madhe dhe për njerëzit që e rrethonin. Ai ishte dhe mbetet, pa më të voglin dyshim, ndër poetët më të mëdhenj në historinë e letrave të popullit grek. Dhe pa dyshim, ndër më të mëdhenjtë edhe në historinë e poezisë botërore. Në të njëjtën kohë, edhe shkrimtari me jetën më dramatike në radhët e krijuesve grekë.

Në moshë fare të re, i vdesin vëllai dhe motra nga tuberkulozi, ndërsa kur nuk kishte mbushur as dymbëdhjetë vjeç i vdes edhe e ëma. Me mbarimin e gjimnazit në Monemvasia të Peloponezit, shpërngulet në Athinë, por preket edhe vetë nga e njëjta sëmundje dhe detyrohet të shtrohet në sanatorium, një sëmundje nga e cila vuan gjatë gjithë jetës. Në një gjendje jo të mirë ekonomike, fillon punë si daktilografist dhe redaktor, një punë që i hyn në punë më vonë në krijimtarinë e tij si poet, ndonëse këtë periudhë provon edhe skenën, në rolin e aktorit. Hallet, brengat, dhembjet dhe ndarja nga jeta të njerëzve më të afërt e ndjekin për një kohë të gjatë. I ati i vdes në një spital psikiatrik, mbas humbjeve shumë të mëdha në lojërat e kumar- it, sipas pohimeve të njerëzve që e njihnin, humbjet përfshinin një pasuri shumë të madhe të trashëguar...

Në moshën 16 - 17- vjeçare, Ricos njihet si një poet me të ardhme të madhe. Fillimisht boton përmbledhjen me titull "Traktori", e cila do të pasohet shumë shpejt nga "Piramidat" për të kulmuar vite më vonë me "Simfoni pranverore", "Sonata e dritës së hënës" etj.. Boton pa fund dhe me një mjeshtëri të madhe përkthen disa nga poetët më të mëdhenj të letërsisë botërore në greqisht. Por dhembjet e hallet nuk e lënë të qetë. Një motër e martuar në Amerikë vite më parë, kthehet në Athinë dhe, njësoj si i ati, përfundon në një spital psikiatrik... Me të kishte qenë shumë i lidhur dhe e donte veçan. Nga ana tjetër, vetë motra jo vetëm kujdesej për të, por edhe e ndihmonte dhe e mbështeste gjithnjë financiarisht. Në vitin 1934, Janis Ricos regjistrohet në radhët e Partisë Komuniste të Greqisë. Për veprimtarinë në shërbim të vendit, arrestohet, burgoset e internohet disa herë. Njihet aktiviteti i tij si luftëtar i rezistencës antifashiste dhe, më pas, edhe pjesëtar i së majtës në luftën civile.

Një nga internimet ka qenë ai i vitit 1948, vetëm një vit pasi ishte martuar me Gorifalio Georgiadis dhe e dërgojnë në ishujt e thatë dhe mbushur me gurore të Jarosit. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore e kthejnë në Athinë. Në këtë periudhë boton përmbledhjen me titull "Ditarët e internimit". E arrestojnë përsëri, por këtë radhë e internojnë në ishullin e Lemnos dhe më pas në ishullin e Agiostratit. Shkruan përditë dhe përpiqet t'i ruajë dorëshkrimet duke përdorur një mijë e një mënyra.

Ricos do të bëhet i famshëm me poemën "Njeriu me karafil", kushtuar njërit prej udhëheqësve më të shquar të së majtës greke, Nikos Belojanis. Të gjithë grekët e kanë dashur dhe e duan shumë këtë poemë, pa dallim moshe, të vjetër e të rinj dhe është botuar e ribotuar disa herë. Ricos ka marrë pjesë në veprimtari të shumta letrare, kulturore e shkencore në shumë nga kryeqytetet e botës, si në Moskë, Bukuresht, Havanë, Berlin, Sofje, Paris, Londër, Romë etj. Në disa prej tyre ka qëndruar për periudha relativisht të gjata kohore dhe shkruan shumë poezi të bukura. Është nderuar disa herë me çmimet më të larta në fushën e krijimtarisë poetike.

Grekët janë shumë krenarë për përkthimet e mrekullueshme që u ka bërë disa nga mjeshtërve më të mëdhenj të fjalës, si: Ilia Erenberg, Majakovski, Nazim Hikmet, Aleksandër Bllok, Sergei Esenin dhe Attila Josef.

( Krahas përkthimit të poezisë së Eseninit, poetit të madh lirik rus, ka shkruar shumë ese e artikuj në lidhje me veprimtarinë e jetën e tij. Dua të theksoj se nga krijimtaria e Eseninit, ardhur në greqisht nga Ricos, grekët pëlqenin shumë "Letër nënës". Nuk di të them për nivelin mjeshtëror të përkthimit, por parë shkallën e lartë të dashurisë për këtë krijimtari, arrij në konkluzionin se është njësoj si të flasësh për përkthimet e mrekullueshme në shqip të Eseninit nga Jorgo Bllaci ynë i dashur.)

Janis Ricos fiton famë të madhe në Greqi dhe në botë. Në atdheun e tij është poeti më i dashur.

Rebel dhe me shpirt të paepur, antifashist dhe antikonformist i rrallë, e arrestojnë përsëri me ardhjen në fuqi të juntës ushtarake dhe përsëri e internojnë, ndonëse tashmë është edhe babai i një vajze dymbëdhjetëvjeçare, Erit ( Elefteria). Fama dhe popullariteti i madh e kthejnë përsëri në Athinë. Por deri me përmbysjen e juntës ushtarake do të jetë gjithnjë nën kërcënimin e burgut dhe të internimit. Pa u trembur, vazhdon luftën kundër regjimit me poezi, vargje, ide, shkrime nëpër gazeta, ese, përkthime e botime antologjish dhe përmbledhjesh të gjinive të ndryshme. Dukej se gjithmonë ishte i gatshëm të zëvendësonte veshjen e përditshme me rrobën e vjetër dhe të dalë boje të të burgosurit politik. Në fillim kundër fashizmit dhe më pas kundër juntës ushtarake. Shumë universitete të njohura të Europës e kanë për nder t'i japin titullin "Honoris Causa", ndërsa vepra e tij fillon të përkthehet nga shtëpitë botuese më prestigjioze në mbarë botën.

Rebel dhe me shpirt të paepur, antifashist dhe antikonformist i rrallë, e arrestojnë përsëri me ardhjen në fuqi të juntës ushtarake dhe përsëri e internojnë, ndonëse tashmë është edhe babai i një vajze dymbëdhjetëvjeçare, Erit ( Elefteria)”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.