Spektakël dhe gola, Dortmundi "zhyt" Bajernin

Panorama (Albania) - - SPORT -

Ka përfunduar superndeshja e javës së 11- të të kampionatit gjerman midis Dortmundid dhe Bajernit të Mynihut. Një ndeshje që filloi me shumë ritëm nga ana e bavarezëve, të cilët kalojnë të parët në avantazh me Robert Levandovskin në minutën e 26. Pjesa e parë përfundon me këtë rezultat, ndërsa pjesa e dytë është një histori tjetër. Marko Rojs barazon shifrat për verdhezinjtë me anë të penalltie të fituar nga vetë ai. Por vetëm 3 minuta zgjat barazimi, pasi Levandovski rikthen përsëri në avantazh skuadrën e Bajernit të Mynihut. Ndërsa verdhezinjtë, të cilët nuk u dorëzuan për asnjë moment, arritën që të barazonin sërish me Marko Rojs, ndërsa në minutën e 74- t, Pako Alkaser shënon dhe golin e tretë që vendos rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Më këtë fitore, Dortmundi vazhdon marshimin në vendin e parë, duke shkuar + 7 nga Bajerni i vendit të tretë dhe + 4 nga Mynshengladbah i vendit të dytë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.