Panorama Sport (Albania)

Abrashi premton besnikëri: Nuk largohem nga Shqipëria

-

Xhani De Biazi tha se njëri prej lojtarëve që luajti në Europian me Kombëtaren shqiptare do të shkojë te Kosova, por ky futbollist nuk është Amir Abrashi. Mesfushori i kuqezinjve ia ka mbyllur dyert Kosovës duke thënë se nuk ka asnjë qëllim për t'u larguar nga Shqipëria dhe do të vazhdojë të qëndrojë ende me kuqezinjtë. Në një videokonfe­rencë të drejtpërdr­ejtë me tifozët e Frajburgut, ai ka shprehur dëshirën për të bërë një sezon të mirë në Bundesligë, por gjithashtu iu përgjigj interesit të madh të tifozëve shqiptarë për të sqaruar të ardhmen e tij. "Unë do të vazhdoj të qëndroj te Shqipëria dhe nuk kam asnjë qëllim për t'u larguar. Jam i kënaqur dhe njëkohësis­ht shumë i lumtur për atë që kemi bërë në Europian. Jam pjesë e kuqezinjve dhe nuk kam ndër mend të largohem", ka thënë Abrashi në gjuhën gjermane. Sezoni? Vijmë pas një sezoni shumë të mirë të Frajburgut në Bundesligë­n 2, ndërsa tani jemi mes ekipeve më të mira të Gjermanisë. Do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën dhe të luftojmë për ta përfunduar kampionati­n sa më lart të jetë e mundur. Duhet t'i marrim ndeshjet një nga një dhe t'i vendosim objektivat hap pas hapi", tha Abrashi. Mesfushori gjakovar është një shtyllë e fortë e skuadrës gjermane dhe e Kombëtares shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania