Panorama Sport (Albania)

"Pipita" eviton "lamtumirën" me skuadrën

Kryebashki­aku i Napolit akuzon: Gonzalo Higuain na tradhtoi

- Refuzimi - Tradhtia -

Tani gjithçka po shkon drejt zyrtarizim­it. "Agonia" e tifozëve të Napolit po shkon drejt fundit pasi Gonzalo Higuain do të zyrtarizoh­et te Juventusi ditën e sotme ose atë të nesërme.

Mediat italiane kanë bërë me dije se sulmuesi argjentina­s nuk i është përgjigjur thirrjes së skuadrës të Napolit për t'u paraqitur në Dimaro, atje ku kampanët po zhvillojnë përgatitje­t për sezonin e ri. Ky është vetëm gjesti i fundit i lojtarit që po ndahet me atë që sot mund të konsideroh­et si ishskuadra e tij. Ditën e sotme, Marota do të takohet edhe një herë me krerët e Napolit për t'i pyetur për herë të fundit nëse duan që t'i paguhet klauzola e plotë apo nëse do të ketë edhe shkëmbime lojtarësh. Pas këtij takimi, Higuain do të sinjalizoh­et dhe vetëm atëherë do të niset drejt Italisë.

Si të mos mungonin tifozët apo presidenti i Napolit, situatën e ka "ndezur" edhe qytetari i parë i Napolit. "Kjo është një nga ato gjërat që nuk duhet të ndodhnin kurrë. Unë përpara logjikës vendos zemrën dhe i jap të drejtë Maradonës. Në futbollin e ditëve të sotme kanë rëndësi vetëm paratë. Ajo e Higuainit ishte një tradhti e madhe", tha Luixhi De Maestrits.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania