Panorama Sport (Albania)

Tjetër telash për Napolin, Kuilibali kërkon largimin

-

Për të "mjekuar plagën" e largimit të Gonzalo Higuain, Napoli po punon për të blinduar kampionët që ka aktualisht në organikë duke filluar nga reparti i mbrojtjes. Kalido Kuilibali, në javët e fundit ka bërë të ditur vullnetin e tij për t'u larguar nga Napoli gjatë merkatos. Për të bindur futbollist­in, që ndiqet me interes nga Çelsi, të qëndrojë, drejtuesit e Napolit i kanë premtuar rritjen e pagës vjetore. Presidenti Aurelio De Laurentis kërkon që në kontratën e lojtarit të ketë një klauzolë prej 70 milionë eurosh, mirëpo ditën e djeshme ka ardhur "dushi i ftohtë" nga menaxheri i lojtarit, i cili tha: "Nuk jemi të interesuar për të rinovuar kontratën me Napolin, lojtari është i vendosur për t'u larguar gjatë merkatos".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania