Panorama Sport (Albania)

Milani akord me Arbeloan, firma gjatë javës

-

Mbrojtësi veteran Alvaro Arbeloa është futbollist­i i përzgjedhu­r nga drejtuesit e Milanit për të përforcuar repartin e mbrojtjes. Administra­tori i kuqezinjve, Adriano Galiani, ka pasur një bisedë me menaxherin e lojtarit, Oskar Ribot. Nga telefonata është kuptuar se Arbeloa e konsideron Milanin si zgjedhjen e tij të parë dhe kërkon t'i bashkohet Montelës në Milano. Është folur edhe për kontratën, për detajet dhe shifrat: marrëveshj­a është arritur mbi bazën e një kontratë njëvjeçare me një opsion për vitin e dytë. I vetmi dyshim për kuqezinjtë ka qenë mosha e tij 33-vjeçare. Por eksperienc­a nuk i mungon: i rritur te të rinjtë e Realit, Arbeloa ka luajtur një vit me Deportivon dhe dy sezone në Angli me Liverpulin. Nga 2009- ta është kthyer te Reali duke qëndruar për shtatë sezone. 234 ndeshje dhe gjashtë gola numëron mbrojtësi me

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania