Panorama Sport (Albania)

McLaren

-

McLaren ka hedhur poshtë zërat se Stofel Vandorn mund të zëvendësoj­ë Rio Harianto te Manor për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Vendi i Hariantos është në rrezik, pasi financimi nga kompania shtetërore e naftës Pertamina është ndërprerë. Një zëdhënës i McLaren- it u shpreh: "Ashtu sikurse Roni ( Dennis) e ka thënë, Stofel është pjesë e familjes McLaren. Megjithatë, kjo nuk do të na befasojë nëse një skuadër tjetër e Formula 1 të interesohe­t për të, sepse ai është pa dyshim shumë i talentuar. Sa për thashethem­et, këto janë vetëm fjalë, asgjë më shumë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania