Panorama Sport (Albania)

Shulku kundër UEFA-s: Dënim absurd i Skënderbeu­t

"Titullin nuk e heq federata, presim ende argumentim­in e vendimit"

-

Të gjithë u çuditën kur ditën që Skënderbeu­t do t'i dorëzohej trofeu i gjashtë kampion, presidenti Armand Duka nuk ishte i pranishëm në Korçë. Në të 5-të vitet e mëparshme, ishte kreu i Federatës ai që u dorëzoi korçarëve trofeun e kampionit. Por, kësaj radhe u shfaq sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF- së, Ilir Shulku. Nuk u dha asnjë shpjegim për këtë mungesë. Por, faktet më pas treguan se mund të mos ishte një koincidenc­ë. U përfol se FSHF ishte në dijeni të dënimit që do t'u jepej korçarëve, në një kohë që u ngarkua Shulku për t'i dorëzuar trofeun ekipit që më pas do të dënohej për trukim ndeshjesh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania