Panorama Sport (Albania)

STËRVITJE ME TRI GRUPE

-

Pas fjalëve të para dhe prezantime­ve, kurbinasit kanë nisur nga puna për përgatitje­t për edicionin e ri. Nën drejtimin e trajnerit Troisi, skuadra e Laçit ka filluar nga puna. Kjo seancë stërvitore ka vijuar me lojtarët që janë ndarë në tri grupe. Grupi prej 11 lojtarësh që janë të konfirmuar nga një sezon më parë dhe që kanë arritur akordin me drejtuesit vazhduan vrapimet, ndërkohë që 22 lojtarët e tjerë u ndanë në dy skuadra ku dhe zhvilluan një ndeshje testuese midis tyre. Lojtarët e konfirmuar kanë zhvilluar një seancë stërvitore që ka zgjatur rreth 90 minuta ku trajneri ka vënë në zbatim një program stërvitor të plotë që në ditën e tij të parë të punës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania