Panorama Sport (Albania)

Rikthim special te Zyrihu, Sadiku shënon që në start

-

Goli i fundit zyrtar i shënuar prej tij ishte ai në Europian, por Armando Sadiku e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri me skuadrën e Zyrihut. Ai rikthehet si protagonis­t tek ekipi që këtë vit është detyruar të luajë në Ligën e dytë zvicerane, pasi më parë ishte huazuar te Vaduzi. Me këta të fundit, Sadiku shënoi gola shumë të rëndësishë­m dhe i mbajti në elitën e futbollit zviceran. Gjatë kësaj kohe, është përfolur shumë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka pasur oferta të ndryshme nga ekipe të njohura në Europë, por për momentin ai ka bërë detyrën me skuadrën e tij.

Ndeshja- Dje u luajt java e parë e Ligës së dytë zvicerane dhe skuadra e Zyrihut priste ekipin e Uintenturi­t dhe dy shqiptarët Kukeli dhe Sadiku e nisnin ndeshjen si titullarë. Ekipi i tyre arriti të shënonte që në minutën e 12-të dhe arriti të mbante këtë rezultat deri në minutën e 82-të, kur Sadiku dyfishoi rezultatin. Gjatë kësaj kohe, ai u ndëshkua me karton të verdhë, por bëri një paraqitje shumë pozitive. Edhe Kukeli luajti një 90-minutësh të kënaqshëm. Zyrihu është një nga skuadrat që do të kërkojë ngjitjen në elitën e futbollit zviceran.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania