Panorama Sport (Albania)

Sormani: Nuk e merituam, më vjen vjen keq keq për për lojtarët lojtarët

artonë të ku e spektakël, tani duhet një mrekulli në Austri

- JORGIS MEMO

Starova: Starova: Ua falëm falëm fitoren, fitoren, penalltia penalltia ishte ishte e e evitueshme evitueshme Trajneri Trajneri i i Salzburgut: Salzburgut: Partizani Partizani më befasoi, befasoi, do do jetë jetë e e vështirë vështirë Të Të f ftuartua r VI P VI P dhe dhe provokime, provokime, ja ja çfarë çfarë nuk nuk u u pa pa në në TV TV Incidenti, Incidenti, tifozët tifozët u u përleshën përleshën me policinë policinë para para ndeshjes ndeshjes

Nga 11-metërshat e Budapestit te pe nalltia fatale në "Elbasan Arena". Partizanit nuk i mjafton loja me dinjitet ndaj Red Bull Salzburgut dhe as Alban Hoxha. Austriakët fitojnë 0-1 një ndeshje që ishte në duart e të kuqve, të cilët e pësuan në momentin më të mirë të tyre. Ka qenë një tjetër 90-minutësh i mbushur me emocione, teksa përballja e dy skuadrave me simbolin e "demave" i ka pasur të gjitha brenda. Lojë e ashpër, dy kartonë të kuq, raste të shpërdorua­ra dhe mbi të gjitha spektakël nga argjentina­si Torasa dhe ganezi Ekuban. Një rezultat që i lë "demat e kuq" me shumë pak shpresë për ndeshjen e kthimit më 3 gusht në Salzburg. Gjithsesi, për Partizanin e Adolfo Sormanit ëndrra vazhdon, edhe pse tashmë duhet një mrekulli në Austri (fitore me dy gola diferencë) për të tentuar kualifikim­in. Gjigantët austriakë ishin zotë të fushës në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, kur dhe shënuan nga penalltia me kapitenin Soriano, u zvogëluan. Diferencat në fushë nuk ishin aq të mëdha sa dy klubet kanë buxhetet. Megjithatë, një kosovar si Valon Berisha bëri diferencën përballë bashkëpatr­iotit të tij, Ibrahimi, i cili shkaktoi një penallti më se të evitueshme. Taktika

Me Idriz Bathën, i cili e nisi nga stoli për shkak të problemeve fizike, Sormani kishte hedhur në fushë një ekip të kujdesshëm. Taktika ishte e qartë: nuk duhet t'u lihej hapësirë austriakëv­e, edhe pse për shumë minuta të kuqtë kanë qenë në pozita pritjeje. Torasa dhe Ekuban duhet të shpiknin diçka për të nxjerrë Partizanin në sulm, ndërsa Fili u fut në "xhep" nga mbrojtësit austriakë. Austriakët e bazuan lojën në krahun e djathtë, aty ku Lazaro bënte diferencën me inkursione­t e tij. Të kuqtë nuk u zhbalancua­n asnjëherë, në një kohë që, pavarësish­t dominimit të Salzburgut në pjesën e parë, rastin më të pastër e krijoji Partizani. Sërish Sormani tregoi se është strateg i vërtetë sa herë skuadrës i duhet të mbrojë. Por, atëherë kur Partizani bëhet me krahë pasi kundërshta­ri mbe-

tet me 10 lojëtarë, fiton eksperienc­a e austriakëv­e. Pjesa e parë

Salzburgu tregoi që në start se donte të shënonte shpejt, për të menaxhuar më pas lojën. Por, hasi në një mbrojtje "bunker" të Partizanit. Mund të duket e çuditshme, por pas dytre

tentativav­e të dështuara të miqve për të goditur portën, i vetmi rast i rrezikshëm krijohet në minutën e 36-të, kur Ekuban u vidhet mbrojtësve pas asistit të Ramadanit dhe përballë portierit bën më të vështirën. Sormani hoqi dorë nga Fili në qendër të sulmit,

ndërsa të kuqtë u bën të frikshëm kur në pozicionin e fierakut u spostua ganezi. Megjithatë, 45 minutat e para nuk kishin shumë histori dhe u mbyllën pa gola. Pjesa e dytë

Pas pushimit, të kuqtë futen në fushë më të karikuar dhe shikojnë më shumë drejt sulmit. I ndikuar edhe nga mbështetja e tifozëve, Partizani merr zemër dhe falë Torasës dhe Ekubanit në superformë i afrohet golit. Pas vetëm tetë minutash lojë, ndeshja bëhet edhe më e bukur, kur Samaseku për austriakët del me karton të kuq për shkak të dy

ndërhyrjev­e të parregullt­a ndaj Torasës. Nga ky moment janë vendësit që dominojnë, por përtej volumit të madh të lojës, porta e Valeks nuk preket. Trashi tenton të shënojë nga goditja e dënimit, por nuk ia del, ndërsa as lëvizjet e Ekubanit s'mjaftojnë për t'i bërë dëm portierit austriak. Kur pritej goli i të kuqve, nisur edhe nga logjika e lojës dhe fakti që ishte në epërsi numerike, austriakët i nderon një shqiptar si Berisha, që "vjedh" një penallti pas gabimit të Ibrahimit. Soriano nga pika e bardhë nuk gabon, në një kohë që nxjerr

më pas me të kuq Kalarin, që bën një ndërhyrje të palogjiksh­me në mesfushë. Forcat në fushë janë sërish të njëjta, teksa skuadrat luajnë me 10 lojtarë, por te Partizani ndihet shumë lodhja. Në 20 minutat e fundit, shto edhe shtesën prej 5 minutash, i vetmi rast ishte ai i sulmuesit Ekuban, që goditi mrekullish­t me të majtën dhe portieri austriak evitoi një gol të sigurt. Gjithçka u mbyll me fitoren e Salzburgut, por edhe me duartrokit­jet e tifozëve të kuq për Partizanin, që edhe pse humbi, luajti si i barabartë ndaj një klubi me superbuxhe­t.

 ??  ?? L a b i n o t I b r a h i m i g j a t ë m o m e n t i t k u r s h k a k t o i p e n a l l t i n d a j Va l o n B e r i s h ë s
L a b i n o t I b r a h i m i g j a t ë m o m e n t i t k u r s h k a k t o i p e n a l l t i n d a j Va l o n B e r i s h ë s
 ??  ?? Vila dhe Fili gjatë një dueli me Berishën gjatë ndeshjes së djeshme
Vila dhe Fili gjatë një dueli me Berishën gjatë ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania